Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një qytet brenda qytetit në Berlin

2024/11/20 at 10:55 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Një qytet brenda qytetit në Berlin

Strehimorja më e madhe për refugjatët në Gjermani ndodhet në mjediset e ish-aeroportit të Berlinit, Tegel.

5000 vetë strehohen këtu, rreth 2000 vende ende të lira së shpejti mund të zihen nga refugjatë të rinj.

Aleksandra është e dëshpëruar: Përsëri mungon sapuni në tualete. Prej më shumë se një gjysmë viti dy vajzat e reja nga Kievi jetojnë në ish-aeroportin Tegel të Berlinit: „Këtu është pis, pastrueset nuk pastrojnë mirë. Unë jam që prej shkurtit këtu dhe kam banuar në blloqe të ndryshme dhe kudo ka papastërti. Dhe ka shumë zhurmë. Njerëzve nuk u jepet strehim tjetër, veçanërisht personave të sëmurë dhe me aftësi të kufizuara. Pikërisht ky është problemi. që ata kanë këtu.”

16 vetë në një kapanon

16 vetë jetojnë në një kapanon, ku nuk ka aspak mundësi për sferë private. Gatimi nuk lejohet për arsye të sigurisë nga rreziku i zjarrit. Po ashtu në këto mjedise ka shumë zhurmë, gjë që i shqetëson refugjatët gjithsesi të traumatizuar. Ka gjithashtu shumë ankesa edhe për higjienën si një problem në këtë strehimore. Zyra e Berlinit për refugjatët e pranon, se kushtet janë të vështira – ndonëse bëhen përpjekje sa të jetë e mundur që gjendja të përmirësohet.

Rreth 5000 refugjatë janë strehuar në 40 kapanone. Shumica vijnë nga Ukraina. Është një strehë emergjence kundër vullnetit të tyre. Në fakt ajo duhej të kishte qenë vetëm një qendër pritjeje për refugjatët ukrainas. Por apartamente të lira në Berlin është e vështirë të gjesh dhe si rrjedhojë koha e pritjes në Tegel zgjatet gjithnjë e më shumë. Disa prej tyre jetojnë këtu që prej gati dy vjetësh.

Salla sportive, manikyre, mensa…

Monika Hebbinghaus, nga Enti Shtetëror për Çështjet e Refugjatëve thotë, se “Ne nuk mund t’i themi askujt, nuk kemi asgjë, ne duhet t’i akomodojmë të gjithë, ky është mandati ynë ligjor dhe sa më shumë njerëz të vijnë, aq më shumë duhet t’i ulim standardet, kjo është ajo që po shohim tani këtu në Tegel, ky nuk është standardi ynë normal i akomodimit, por ndodh për faktin, se shumë njerëz kanë ardhur këtu në një kohë relativisht të shkurtër”.

Dhe kështu në dy vitet e fundit është krijuar një qytet brenda qytetit. Mbi 1.400 punonjës kujdesen për mbarëvajtjen e tij. Me salla sportive, studio manikyre, mensa, mjekë, biblioteka dhe përkujdesje për fëmijët. Rreth një e treta e refugjatëve ukrainas kanë gjetur një punë. Gjatë kësaj kohe për fëmijët duhet të kujdeset dikush. Një gjysmë miliardë euro kushton në vit ky strehim emergjent.

“Kjo këtu është një formë shumë e shtrenjtë akomodimi, thjesht sepse kërkon punë tepër intensive dhe ka kosto shumë të larta operative. Ajo që ne shpenzojmë këtu në energji elektrike, ngrohje dhe kosto qirash për sallat është shumë, shumë e lartë. Pra, janë edhe standardet më të ulëta, për sa i përket hapësirës që u vëmë në dispozicion njerëzve, por është forma më e shtrenjtë e akomodimit, është e drejtë, por ne askund në qytet nuk kemi mundësi të krijojmë aq shpejt kaq shumë vende të tilla”, thotë Hebbighaus nga zyra e refugjatëve.

Pritet të vijnë edhe refugjatë të rinj

Punonjësit në Tegel dëgjojnë çdo ditë ankesa dhe ndonjëherë sulmohen edhe fizikisht. Ata rrallë dëgjojnë fjalë vlerësuese. Nga ana tjetër personeli i strehimores së refugjatëve po përgatitet, se ndoshta së shpejti do të duhet të presin qindra refugjatë të tjerë. Nga Ukraina, ndoshta edhe nga Libani. Dhe ata mendojnë se akuzat ndaj tyre janë të padrejta.

Ndërkohë që 21-vjeçarja Aleksandra dëshiron ta marrë vet në dorë fatin e saj. Sepse pritja, thotë ajo, e sëmur. Kjo është arsyeja, pse ajo dhe bashkëshorti i saj po mësojnë gjermanisht me iniciativën e tyre. Sepse kanë parandjenjën, që ndoshta do të qëndrojnë në Gjermani për një kohë të gjatë./DW

Ju sugjerojmë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Para
Mbyllet takimi mes Begajt dhe krerëve të partive të vogla/ Agron Duka: Propozuam si datë 4 majin

Mbyllet takimi mes Begajt dhe krerëve të partive të vogla/ Agron Duka: Propozuam si datë 4 majin

“Të tronditur nga vdekja e 14-vjeçarit”/ Spiropali: Të propozojmë ligje më të forta kundër dhunës

“Të tronditur nga vdekja e 14-vjeçarit”/ Spiropali: Të propozojmë ligje më të forta kundër dhunës

Vodhi për 1 vit fabrikën që administronte, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Vodhi për 1 vit fabrikën që administronte, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

TE FUNDIT

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com