Kronikë

Një person qëllon me pistoletë ndaj një grupi fëmijësh në Shkodër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:34 - 04/07/22 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se një 30-vjeçar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një grupi fëmijësh 13-15 vjeçarë në afërsi të shkollës “28 nëntori”.

Personi, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Fatmirësisht fëmijët kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi. Plumbi nuk ka prekur asnjë nga fëmijët, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër. Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët.

Më pas agresoi i armatosur është larguar përsëri me biçikletë./Opinion.al

Pas