Në bazë të informimeve të përditshme nga autoritetet shëndetësore, është vënë re një përmirësim i situatës epidemiologjike të Covid-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka informuar se vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1 748 testime nga të cilat vetëm 3 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Gjithashtu, në ditën e fundit, e ka humbur betejën me virusin vdekjeprurës 1 person.
Mësohet se kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid-19 4 persona. Kujtojmë se disa ditë më parë ministria e Shëndetësisë në Kosovë la në fuqi masat e marra dhe paralajmëroi punonjësit që të vaksinohen pasi pa “Green Pass” nuk do të lejohet futja e tyre në punë./Opinion.al