Divorcohet nga bashkëshortja, vetëvaret radiologu i poliklinikës së Beratit.
Makilian Laçka, 35 vjeç, babai i një fëmije, i ka dhënë fund jetës, pas një gjendjeje të rënduar psikologjike në të cilën ndodhej.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “30vjetori”, brenda banesës së familjes Laçka. Viktima punonte pranë poliklinikës së qytetit, i
specializuar në radiografi. Dyshohet se shkak është bërë divorci nga gruaja.