Bota

Një makinë e vitit 1965 del në ankand për miliona dollarë


               Publikuar në : 18:57 - 13/06/19 |
el ida

Një makinë e vitit 1965, e konsideruar si një nga makinat më te famshme në botë, do të dalë në ankand këtë vit.

Aston Martin model DB5 eshtë porositur për t’u përdorur në filmat e James Bond, “Goldfinger” dhe “Thunderball”.

Edhe pse ajo nuk është përdorur në film në asnjë prej dy rasteve, ajo ka të instaluar të gjitha funksionet e veçanta që një makinë e një spiuni të famshëm si James Bond duhet të ketë.

Në 50 vite makina ka pasur vetëm tre pronarë, dhe për herë të fundit është shitur në vitin 2006, për 2 milionë dollarë. Në ankandin që do të nisë më 15 gusht në Kaliforni, makina e veçantë pritet të shitet për 4 deri në 6 milionë dollarë./Opinion.al

Pas