Kryeministri Rama është shprehur i keqardhur nga tërmeti që godit këtë pasdite Turqinë dhe Greqinë, i cili la pas shkatërrim dhe viktima.
Në një reagim në Twitter Rama shpreh lutje për viktimat dhe solidaritet për familjet e prekura.
Kryeministri ka veçuar bisedën mes Erdogan dhe Micotaqis si një dritë mirësie për të nesërmen.
“Trishtim e keqardhje për goditjen nga tërmeti në Turqi e Greqi dhe lutje për viktimat e solidaritet vëllazëror me familjet e tyre. Në këtë ditë kaq të zymtë, biseda mes udhëheqësve të dy vendeve një dritë mirësie mes të dy popujve dhe shprese për të nesërmen e vetë Europës”, shkruan Rama.
Greqia dhe Turqia u tronditën sot nga një tërmet 6.6 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në veri të ishullit Samos por dëmet më të mëdha u shkaktuan në Izmir të Turqisë. Aktualisht numërohen 8 viktima dhe qindra të plagosur. /Opinion.al