Vetem një ditë para kongresit të PS, Kryeministri Edi Rama do zhvillojë një takim këtë të premte me ministra dhe deputetë.
Mësohet se kreu i qeverisë ka mbledhur ministrat dhe deputetët në Vila 30.
Ndërkohë kujtojmë se nesër më 9 prill Partia Socialiste do të mbledhë kongresin, që duket se do të ketë zhvillohet ndryshe nga herët e tjera.
Kongresi i PS-së nuk do të jetë i vendosur vetëm tek Pallati i Kongreseve, por do të jetë i shtrirë dhe në sheshet e kryeqytetit dhe pjesë e tij do të jenë edhe qytetarët./Opinion.al