Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga momenti i takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë. Ky takim ishte nisja e turit të tij në Diasporë.
“Albumi i një dite të paharrueshme shqiptare”, shkruan Rama bashkëngjitur me fotot e ndara në rrjetet sociale.
Në Athinë ai u prit nga mijëra qytetarë, të cilët kishin mbushur stadiumin “Galatsi”, me flamuj kombëtarë dhe të BE-së në duar.
Nëpërmjet një fjalimi të përgatitur enkas për një event të tillë ai përmendi dy çështjet me delikate mes Shqipërisë dhe Greqisë, atë të çamëve dhe ligjin e luftës./opinion.al