Një 52-vjeçar ka humbur jetën sot tragjikisht, pasi e ka zënë sipër porta e hekurit e ndërmarrjes ku ai punonte.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:10 në një mobilieri në Shkozet të Durrësit.
Burime nga policia e Durrësit bënë me dije se shtetasi me inicialet A.Ç, banues në Shkozët punonte si roje në këtë ndërmarrje.
Mësohet se ai ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Sakaq, po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.