32 – vjeçari Denis.Sh ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy fëmijët e tij të mitur, përkatësisht A. SH., 7 – vjeç dhe U. Sh., 6 – vjeç.
I dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, sipas policisë, 32 – vjeçari ka ushtruar gjithashtu dhunë psikologjike dhe ka kryer vepra të turpshme ndaj ish – bashkëshortes së tij, 29 – vjeçares R.M.
Ndaj gruas dhe fëmijëve u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.