Po vuani duke u përpjekur për të rrëzuar kilet e tepërta? Provoni të hani një banane në mëngjes.
Dieta “Banane e mëngjesit” është dietë e thjeshtë dhe e njohur e cila para 3 viteve shkaktoi mungesë të bananeve në pazarin Japonez. E krijuar nga Sumiko Watanabe për burrin e saj Hitoshi, dieta fillimisht bëri entuziastë japonezët, e më pas u përhap në gjithë botën.
Ditën duhet ta filloni me konsumimin e bananes. Nëse një banane nuk ju ngop, mund të hani edhe një, por nuk duhet të tejngopeni. Bananet duhet të konsumohen të freskëta.
Duke ngrënë banane pini edhe një gotë ujë me temperaturë të dhomës. Nëse dëshironi të pini kafe, bëjeni atë 20 minuta pas ngrënies (mëngjesit).
Konsumoni drekë dhe darkë normale. Megjithatë, nëse dëshironi që dieta të jetë efikase, është e nevojshme ta ndaloni konsumimin e ushqimit të yndyrshëm.
Rregulla e vetme që duhet ta respektoni është që të mos tejngopeni, dmth hani deri sa nuk jeni 80% të ngopur.