Aktualitet

Një 36-vjecar shqiptar humb jetën në burgun grek të Trikallës


               Publikuar në : 17:41 - 10/05/20 |
el ida

Një 36 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në burgun e Trikallës në Greqi, nga shkaqe ende të panjohura.

Sipas raportimeve të gazetës greke Protothema, ai u rrëzua në qelinë e burgut, dhe më pas u nis me një ambulancë drejt spitalit, por nuk arriti të mbijetojë.

Sipas raportimeve vdekja ka mundësi të ketë ndodhur nga sëmundje patologjike, por do të jetë autopsia ajo e cila do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së të burgosurit shqiptar./Opinion.al

Pas