Presidenti Bujar Nishani ka folur për takimin që mund të mbahet të hënën mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës si dhe për reformën në drejtësi në një intervistë për TV Ora News.
Bujar Nishani: Nuk ndodh shpesh në konfigurimin politik dhe në jetën politike shqiptare që të kemi takime të këtij niveli. Takimi në gjykimin tim është pozitiv. Nuk e njoh dhe nuk e di axhendën dhe nëse do të ketë një axhendë të suksesshme takimi përveçse pozitiv do të ishte edhe i rëndësishëm.
Sa i përket kërkesës së eurokomisonerit Johannes Hahn për të miratuar edhe me dy të tretat reformën në drejtësi, Presidentit i Republikës, thotë se reforma nuk mund të jetë çështje numrash.
Bujar Nishani: Procesi vazhdon në sistemin gjyqësor. Sistemi gjyqësor ka disa shkallë dhe procesi vazhdon. Është qartazi përcaktuar sesi funksionojnë dhe sesi adresohen ankesat që kemi ndaj vendimeve gjyqësore. Presidenti ka respektuar dhe do të respektojë gjithmonë, jo vetëm si institucion, por edhe si qytetar në radhë të parësistemin që ne kemi ndërtuar në Kushtetutën e vendit dhe në jurispudencën tonë të brendshëm.