Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Niset kontingjenti i parë i FA në operacionin e BE në Bosnje-Hercegovinë, Hasani: Dëshmi e qartë e përkushtimit ndaj sigurisë 

2025/02/04 at 12:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Niset kontingjenti i parë i FA në operacionin e BE në Bosnje-Hercegovinë, Hasani: Dëshmi e qartë e përkushtimit ndaj sigurisë 

Forcat e Armatosura të Shqipërisë rrisin më tej kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare, duke rritur me plot 30 trupa praninë e tyre në operacionin e Bashkimit Evropian, “ALTHEA” në Bosnjë-Hercegovinë.  


Një togë nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë i Forcës Tokësore do të jetë kontingjenti i parë në këtë operacion, ku vitet e fundit FA kanë kontribuar me oficerë shtabi. 

Në ceremoninë e përcjelljes së këtij kontigjenti nga garnizoni i Zall-Herrit, morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë Tayyar Kağan Atay, i Ngarkuari me Punë i BE-së Andre Rizzo, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjenerallejtënant Arben Kingji, komandanti i Forcës Tokësore Gjeneralmajor Ilir Xhepexhia etj.  

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vlerësoi se “ky angazhim nuk është thjesht një detyrë ushtarake, por një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrja jonë në këtë mision pasqyron vlerat që ne ndajmë me partnerët tanë: paqen, bashkëpunimin dhe sigurinë kolektive”. 

“Gjatë viteve, Shqipëria ka ndërtuar një histori të suksesshme dhe të denjë në angazhimet ndërkombëtare, si një vend anëtar i NATO-s dhe një partner i besueshëm në kuadër të Bashkimit Evropian. Pjesëmarrja jonë në misionet e Bashkimit Evropian, si EUFOR “ALTHEA” dhe ai në Mali, ka dëshmuar profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin e Forcave tona të Armatosura. Ju, përmes përgatitjes dhe aftësive të tyre, keni fituar respektin e aleatëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”, u shpreh ndër të tjera Ministri Hasani.  

Në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi se Forcat kanë rritur ndjeshëm pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet ndërkombëtare, duke u rreshtuar me politikat e BE në kuadër të anëtarësimit në Union. 

“Forcat e Armatosura arrijnë shifrën e 500 efektivëve të dislokuar në mënyrë permanente në misione jashtë vendit. Gra dhe burra, janë të angazhuar çdo ditë, në mbarë Evropën, në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Përmes këtij kontributi, Shqipëria, jo vetëm dëshmon se linjëzohet 100% me politikën e jashtme të sigurisë së BE, por ky është një linjëzim me vepra. Dhe kur e shikojmë se disa prej vendeve të BE janë tërhequr nga ky mision, ndërkohë që Shqipëria po merr përgjegjësi shtesë, e kuptojmë edhe më mirë se stabiliteti dhe paqja në rajonin tonë të munduar, është fryt i kompromiseve të vështira”, u shpreh Ministri Vengu. 

Ambasadori turk Atay theksoi bashkëpunimin e hershëm mes forcave të armatosura të dy vendeve, të cilat kanë shërbyer krah njëra-tjetrës në Afganistan, megjithatë e konsideroi nisjen e këtij operacioni të ri si një moment të rëndësishëm në vazhdimësinë e bashkëpunimit dypalësh. 

I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian Andre Rizzo vlerësoi rreshtimin e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE, duke e konsideruar vendin tonë si një partner të rëndësishëm si mjedisin e sigurisë globale. 

Kontingjenti i parë shqiptar në operacionin ALTHEA në Bosnjë-Hercegovinë përbëhet nga 30 trupa, mes të cilave një vajzë dhe do të shërbejë për rreth 6 muaj në Camp Butmir në Sarajevë. 



Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 10:26 pm
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026 6:51 pm
FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

23 Qershor, 2026 6:38 pm
Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
Bota

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit

23 Qershor, 2026 5:41 pm
Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme
Politikë

Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

23 Qershor, 2026 5:30 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Kryesore

Deputetja nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë të…

23 Qershor, 2026 5:16 pm
Para
Vota e diasporës/ Celibashi: Kërkesat më të larta nga Italia, Greqia dhe Gjermania

Vota e diasporës/ Celibashi: Kërkesat më të larta nga Italia, Greqia dhe Gjermania

Industria e Naftës e Serbisë kërkon nga SHBA shtyrjen e sanksioneve

Industria e Naftës e Serbisë kërkon nga SHBA shtyrjen e sanksioneve

Dy 16-vjeçarët vjedhin me dhunë qytetarin në Vlorë

“Do të vras nëse tregon”/ Kryente veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur, dënohet me burg autori
















TE FUNDIT

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Qershor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Moska mbetet e gatshme të zhvillojë negociata paqeje me Ukrainën, por vetëm mbi bazën...

Lexo më shumë

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
23 Qershor, 2026

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të përshpejtojë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe programit bërthamor, ndërsa lideri...

Lexo më shumë

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë....

Lexo më shumë

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
23 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 24 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}