Bota

Nis vaksinimi i adoleshentëve në BE, Italia dhe Rumania ndër vendet e para


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:45 - 01/06/21 |
Opi Nion

Rumania dhe Italia nisin sot vaksinimin e adoleshentëve kundër koronavirusit, duke u bërë vendet e para të Bashkimit Evropian që ndërmarrin një hap të tillë.

Komisioni Evropian miratoi të hënën përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te adoleshentët mbi 12 vjeç, pas dritës jeshile të dhënë më herët nga Agjencia Europiane e Barnave.

Tani, secili nga 27 vendet anëtare të BE-së mund të vendosë nëse do ta zgjerojë ose jo fushatën e vaksinimit me përfshirjen e adoleshentëve.

Kryeministri rumun, Florin Citu tha se adoleshentët 12 vjeç e lart mund të fillojnë vaksinimin nga 1 qershori. I njëjti vendim është marrë edhe nga qeveria italiane.

Ndërkohë disa do t’ju japin përparësi vaksinimit të fëmijëve me probleme shëndetësore, të cilët bëjnë pjesë në grupin më të rrezikuar nga virusi.

Gjermania njoftoi javën e kaluar se do të niste imunizimin e kësaj grupmoshe nga 7 qershori.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja e kanë miratuar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te adoleshentët 12 vjeç e lart./Opinion.al

Pas