Ka nisur takimi i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Isa Mustafa, me homologët e tyre serbë, Tomisllav Nikoliç e Aleksandar Vuçiç, po ndërmjetësohet nga shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, transmeton Gazeta Express.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiç, nëpërmjet llogarisë së saj zyrtare në Twitter.
Kocijançiç ka publikuar edhe një fotografi të Mogherinit me delegacionet kosovare dhe serbe. /Express/