Ashtu siç ishte paralajmeruar kanë nisur punimet për impiantin e ri të kombëtares. Gjeologët kanë nisur sot punën në “Qemal Stafa” ku do të shpohet në 50 metra thellësi për të përcaktuar natyrën e terrenit dhe gjendjen fizike të tij.
Në stadium kanë nisur studimet Gjeologjik-inxhinierike duke “stratuar” zyrtarisht punimet për impiantin e ri.Një premtim i mbajtur ky nga Kryeministri Edi Rama dhe kreu i FSHF Armand Duka që patën premtuar për fillimin e punimeve në muajin janar.
Pritet që ndërtimi të nisë në qershorin e verës së ardhshme kur Kombëtarja do të jetë në Francë 2016 dhe sipas projektit Arena Kombëtare do të jetë gati në harkun e tre viteve./albsport/