Gjykata e Posaçme merr në shqyrtim sot kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të dosjes “Partizani”.
Teksa ka nisur seanca paraprake, është vënë re që ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë zgjedhur të mos paraqiten personalisht dhe po përfaqësohen me avokatë në sallën e gjyqit.
Mes avokatëve, është edhe Sokol Mëngjesi i cili mesa duket i është rikthyer punës, pas incidentit që ndodhi më 29 maj të këtij viti.
Mësohet se gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani”.
Kujtojmë se që prej dhjetorit të kaluar, Berisha e Malltezi mbahen të izoluar në banesë pasi gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.