Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis falimentimi masiv i “Call Center” në Shqipëri, 4 kompani u mbyllën brenda pak ditëve

2017/07/04 at 10:20 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis falimentimi masiv i “Call Center” në Shqipëri, 4 kompani u mbyllën brenda pak ditëve

Mbijetesa e Call Center-ave në Shqipëri po bëhet më e vështirë, sidomos për ato që ende mbeten të pakonsoliduara në treg apo që kanë një aktivitet modest krahasuar me “të mëdhenjtë”. Vetëm në tre ditët e fundit të qershorit janë tre kompani që kanë deklaruar mbyllje të aktivitetit, duke iu shtuar listës së atyre që mbyllën aktivitetin në fillim të muajit. E para është Capital Market e hapur në vitin 2014 e orientuar në shërbimin call center dhe konsulencë, e cila ka nisur procedurat e likuidimit. Vetëm gjatë vitit 2015 kompania raportoi një qarkullim vjetor prej rreth 26 milionë lekë (200 mijë euro), sipas bilancit zyrtar. Shpenzimet për paga e sigurime të kompanisë, ishin 15 milionë lekë, apo rreth 62% e totalit të shpenzimeve, teksa call center janë një sektor me kapital intensiv të punës. Ndonëse në vitin e parë të aktivitetit, kompania ka rezultuar fitimprurëse me një fitim para taksave prej 2 milionë lekë, apo një marzh fitimi prej 8%.


 

Dy kompanitë e tjera janë Sistema Cliente dhe Bussines Global Support të dyja të hapura vitin e kaluar respektivisht në mars dhe qershor me objekt të tyre ofrimin e konsulencës dhe shërbimin call center. Për vetë faktin që afati i operimit në treg është i shkurtër kompanitë nuk kanë të deklaruar situatën e tyre financiare.

 

Mbyllja e Call Center në Shqipëri po kthehet në një normalitet kohëve të fundit ku në mes të qershorit një tjetër kompani deklaroi mbylljen.  Hello Com ishte krijuar në formën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar në kapital 100 mijë lekë të zotëruar nga ortakët Giancalo De Berardinis, zotërues 70 për qind i kuotave dhe Pierluigi Frisoli, zotërues i 30 për qind të kuotave të kapitalit.

 

Deri në fund të vitit të kaluar, call center ishin një biznes që po rritej me shpejtësi, teksa kompanitë italiane po e zhvendosnin këtë aktivitet në Shqipëri, duke shfrytëzuar koston e lirë të fuqisë punëtore dhe njohjen e gjuhës italianë nga të rinjtë.

 

Kjo rritje e shpejtë, alarmoi autoritetet italiane, të cilat u gjendën nën presionin e humbjes së vendeve të punës në Itali dhe zhvendosjen e tyre në Shqipëri dhe filluan marrjen e masave drastike.

 

Në Itali, në datën 1 prill, hyri në fuqi ligji “Për delokalizimin” e call center, i cili shtrëngoi rregullat për zhvendosjen e aktivitetit nga Italia drejt shteteve jo anëtare të BE-së. I miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ligjit iu la një periudhë tranzitore për të hyrë në fuqi me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj.

 

Nisma e Italisë për delokalizimin alarmoi kompanitë Call Center në Shqipëri të cilat penalizoheshin për shkak se operonin në një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian. Jo në pak raste u ngrit shqetësimi i falimentit dhe riskut të humbjes së mijëra vendeve të punës. Qeveria në atë kohë pati një reagim të zbehtë përmes një shkrese drejtuar palës italiane por që nuk arriti të merrte ndonjë përgjigje pozitive.

 

Nga ana tjetër operatorët e tregut deklaruan se kompanitë mëmë po merrnin masa për të zhvendosur një pjesë të aktivitetit në vende të tjera në rajon si Rumania apo Bullgaria.

 

Në maj të këtij viti, nga Italia erdhi goditja finale për call center. 13 kompani firmosën një protokoll mirëkuptimi me kryeministrin italian Paolo Gentiloni dhe ministrin e zhvillimit ekonomik Carlo Calenda. Kjo marrëveshje parashikon që “95% e aktiviteteve që kryhen direkt të kalojnë në Itali brenda gjashtë muajve nga nënshkrimi dhe në kontratat e të reja, të paktën 80% e vëllimeve outsourcing të kryhen në territorin italian”.

 

Janë 13 kompani që janë angazhuar në këtë marrëveshje. Këto subjekte, përbëjnë 65% të sektorit përsa i përket xhiros: Eni, Enel, Sky, Mediaset, Tim, Vodafone, Wind Tre, Fastweb, Intesa SanPaolo, Unicredit, Poste Italiane, Ntv, Trenitalia.

 

Sektori

 

Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Por, të dhënat e punëdhënësve më të mëdhenj tregojnë se janë 6-7 kompani kryesore, që kanë së bashku rreth 10 mijë të punësuar. Sipërmarrjet e mëdha vlerësohet se do të arrijnë t’i bëjnë ballë presionit italian dhe do të diversifikohen, ndërsa më të vështirë do ta kenë të voglat.

 

Edhe përpara se qeveria italiane të miratonte sanksionet në dhjetor të vitit të kaluar, sektori kishte shfaqur probleme. Norma e fitimeve ka rënë, të mëdhenjtë nuk po rriten më dhe sipërmarrjet e vogla, sidomos ato me pronarë shqiptarë, përballen me largime të kontraktorëve ose mospagesa nga ana e tyre. Ka raste që investitorë italianë vijnë dhe hapin dy tre call center dhe i mbyllin brenda një kohe të shkurtër./ Monitor



Ju sugjerojmë

“Berisha në burg…” kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt
Kryesore

“Berisha në burg…” kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt

15 Qershor, 2026 11:16 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Kryesore

Protesta e qytetarëve, Rama: E drejtuar nga mendje të liga, po dëmton turizmin

15 Qershor, 2026 10:32 am
Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa
Bota

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa

15 Qershor, 2026 9:54 am
U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020
Kronikë

U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

15 Qershor, 2026 9:51 am
“Epsteinin e mbytën, nuk u var”, mjeku që ndoqi autopsinë kërkon rihapjen e hetimit
Bota

Zbulohen detaje të reja, kush ishin personat që lidhnin vajzat me Epstein?

15 Qershor, 2026 8:51 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Bota

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

15 Qershor, 2026 8:25 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Mirditë

15 Qershor, 2026 8:22 am
SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës
Bota

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës

15 Qershor, 2026 8:19 am
“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
Aktualitet

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

14 Qershor, 2026 10:56 pm
Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Aktualitet

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

14 Qershor, 2026 8:53 pm
Para
Gara Basha-Selami, ja kush janë komisionerët e zgjedhjeve në PD

Gara Basha-Selami, ja kush janë komisionerët e zgjedhjeve në PD

Urdhërohet sekuestrimi i 36 hektarëve në bregdetin e Spillesë

Urdhërohet sekuestrimi i 36 hektarëve në bregdetin e Spillesë

Ristani: “Listë e hapur”? Pse të mos rikthejmë sistemin mazhoritar?!

Ristani i përgjigjet Patozit: Negociatat, s'janë pazare
















TE FUNDIT

“Berisha në burg…” kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt

“Berisha në burg…” kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt
15 Qershor, 2026

Sali Berisha i është përgjigjur gazetarëve  në lidhje me thirrjet dhe pankartat “Rama n’burg, Berisha n’burg” të shfaqura në protestën...

Lexo më shumë

Protesta e qytetarëve, Rama: E drejtuar nga mendje të liga, po dëmton turizmin

Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
15 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e qytetarëve të cilët kërkojnë largimin e tij. Një postim të...

Lexo më shumë

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa
15 Qershor, 2026

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti marrëveshjen e arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit...

Lexo më shumë

U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020
15 Qershor, 2026

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Mësohet se Valter Lleshi është vrarë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}