Ka nisur ceremonia e pritjes për ish-presidentin amerikan Bill Klinton, e cila po zhvillohet para Kryeministrisë.
Klinton hyri nga dera e pasme e Kryeministrisë për të dalë më pas në bulevard i shoqëruar nga Kryeministri Edi Rama.
Pasi dolën nga godina e Kryeministrisë, Klinton dhe Rama nderuan himnin e dy shteteve.
Më pas ai u afruan pranë të pranishmëve dhe shtrëngoi duart me ish presidentët e Shqipërisë Bamir Topi, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisu.
Ceremonia u hap nga artistja Manjola Nallbani, e cila performoi për të pranishmit pas një fjale përshëndetëse.
Pas fjalës së kryeministrit Rama pritet të mbaj fjalën e tij edhe ish-presidenti Klinton./Opinion.al