Bota

Nis ceremonia e inaugurimit të Presidentit të 46, Biden mbërrin në Capitol


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:45 - 20/01/21 |
Semiljana Azizi

Nis ceremonia zyrtare e inaugurimit të Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të bëjë betimin si presidenti në një kohë përçarjesh dhe krizash të vështira për SHBA por dhe botën.

Ekipi i Biden është përpjekur të minimizojnë turmat e njerëzve dhe u ka kërkuar amerikanëve që të mos udhëtojnë në Washington, DC, por ta ndjekin inaugurimin nga shtëpitë e tyre. Kjo ka ardhur si pasojë, jo vetëm e sigurisë së Presidentit Biden, por gjithashtu edhe si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Në vend të njerëzve, komiteti i inaugurimit ka vendosur 200,000 flamuj që përfaqësojnë të 56 shtetet dhe territoret amerikane.

Ndërkaq, Presidenti i cili pritet të emërohet, Biden ka mbërritur në Capitol Hill rreth orës 16:30, teksa pritet të bëjë betimin jashtë ndërtesës në mesditë, me orën lokale në SHBA./Opinion.al

Pas