Kryesore

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Basha: Lajm i mirë, por i vonuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 26/12/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar si një lajm të mirë bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese me gjashtë anëtarë, por është shumë të vonuar.

Gjatë takimit që Basha pati sot me studentët e drejtësisë, tha se u deshën tre vjet për të ngritur Kushtetuese, ndërsa ka hedhur akuza ndaj qeverisë për ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë.

 “U deshën 3 vjet të plotësoheshin vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Padiskutim që është një lajm i mirë, por shumë i vonuar. Me qeverisje e ardhshme drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë. Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme që e ka marrë peng drejtësinë”, deklaroi kryedemokrati./ Opinion.al

Pas