Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Ngrin’ dialogu Kosovë-Serbi, shkak zgjedhjet e parakohshme

2016/01/25 at 9:12 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
‘Ngrin’ dialogu Kosovë-Serbi, shkak zgjedhjet e parakohshme

Zgjedhjet parlamentare, të cilat janë paralajmëruar të mbahen në muajin prill në Serbi, do të ndikojnë drejtpërdrejtë në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, të paktën në nivelin më të lartë të përfaqësimit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.


Ata thonë se dialogu do të pushojë të paktën deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti.

Nuk përjashtohet mundësia që ky pushim të jetë edhe më i gjatë, kur gjithë kësaj situate i shtohen edhe problemet në skenën politike në Kosovë, si pasojë e kundërshtimeve që ka opozita lidhur me marrëveshjet e caktuara të arritura në kuadër të këtij dialogu.

Naim Rashiti, analist nga Grupi Ballkanik për Politikavlerëson se takimi i përfolur si i mundshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fund të janarit në Bruksel, në rast se edhe ndodh eventualisht, ai do të jetë i fundit në nivel kryeministrash, për një periudhë disa mujore.

“Sa herë që ka pasur zgjedhje në Serbi, kanë afektuar në masë kritike dialogun. Edhe zgjedhjet lokale kanë afektuar në masë kritike dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve. Por, duke pasur parasysh edhe krizën (politike) në Prishtinë, ka qenë vështirë të pritet ndonjë avancim i theksuar i dialogut në këtë pranverë”.

“Është ende e paqartë nëse do të mbahet takimi i 27 janarit. Besoj që do të vazhdohet në nivelin teknik, të udhëhequr nga zonja Edita Tahiri (ministre për dialog me Serbinë në Qeverinë e Kosovës) dhe Marko Gjuriq (shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë). Kështu që, realisht, për dialog të mirëfilltë, avancim të marrëveshjeve, mund të flasim vetëm në qershor apo pas qershorit”, thotë Rashiti.

Mendim të ngjashëm ka edhe njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi. Ai thotë  se zgjedhjet në Serbi dhe siç e quan ai, kriza politike në Kosovë, tashmë kanë krijuar kushte që dialogu të pushojë, tash për tash.

“Duket që dialogu, megjithatë, do të ‘pauzojë’ për shkak të zgjedhjeve (në Serbi), por edhe për shkak të klimës së krijuar pas dënimit të Oliver Ivanoviqit. Unë mendoj se tash për tash nuk ka kushte që dialogu të vazhdojë. Takim mund të ketë, të ekspertëve, sidomos sa u përket këtyre çështjeve që ne po i quajmë teknike”.

“Mirëpo, në marrëdhëniet midis dy kombeve që praktikisht nuk e njohin ende njëra-tjetrën dhe që kanë dalë nga një konflikt i armatosur, kurrgjë nuk është dialog i nivelit teknik, gjithçka është politik”, vlerëson Matoshi.

Ndryshe, të dy këta analistë vlerësojnë se pushimi i dialogu,t si pasojë e zgjedhjeve në Serbi, por edhe krizës politike më Kosovë, do të ketë edhe efekte tjera.

Analisti Rashiti vlerëson se ekziston hapësirë për bisedime për zbatimin e marrëveshjeve teknike, por, sipas tij, përvoja e deritashme ka treguar se Serbia nuk e bën këtë kur është në prag të zgjedhjeve.

“Serbia gjithmonë e përdor procesin e zgjedhjeve për të pushuar dhe distancuar nga zbatimi i marrëveshjeve, pavarësisht faktit se Kapitulli 35 kërkon që Serbia të fillojë me planifikimin për mos buxhetimin e institucioneve paralele”.

“Por, BE-ja këtë proces e sheh në pako me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në këtë situatë dhe kontekst politik nuk shoh që puna për statutin e Asociacionit apo zbatimin e kësaj marrëveshjeje, mund të vazhdojë brenda disa muajsh”, shton Rashiti.

Ndërkaq, analisti Matoshi vlerëson se edhe pas zgjedhjeve në Serbi, ambienti për zhvillimin e dialogut në Bruksel do të jetë i dëmtuar, për shkak të situatës, në të cilën gjendet Qeveria e Kosovës dhe komplikimeve tjera.

“Në Prishtinë, megjithatë, gjërat duket se po vështirësohen për Qeverinë e Kosovës, jo vetëm për shkak të presionit të opozitës, por edhe për shkak të komplikimeve nga ana e Gjykatës Kushtetuese me parimet e përgjithshme për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

“Gjithashtu, edhe retorikat fashiste, sidomos të Ivica Daçiqit (ministër i Jashtëm i Serbisë) e kanë bindur jo vetëm opozitën, por edhe një pjesë të mirë të pushtetit në Kosovë, që ky dialog është shumë i zorshëm me një Serbi, e cila duket se nuk po i ndryshon retorikat e saj kundër Kosovës”,thekson Matoshi.

Të dy këta analistë, nuk presin që para zgjedhjeve në Serbi, kryeministri aktual serb, Vuçiq, të përdorë retorikë kundër dialogut me Kosovën, për shkak të orientimit pro evropian që ka partia e tij, Partia Progresiste Serbe, e cila llogarit në mbështetjen e vendeve evropiane.

Por, sipas tyre, retorikë, në të cilën Kosova do të përdoret si ‘adut’ për përfitim votash, do të ketë nga lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, të cilit, sipas analistëve, i ka rënë popullariteti në vendin e tij. /rel/



Ju sugjerojmë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Para
E çuditshme/ Ja pse femrat lëshojnë klithma gjatë seksit

Ja cilët meshkuj pëlqejnë gjoksin e madh dhe cilët të voglin

Lodrat e fëmijëve, dyshime për kimikate të dëmshme

Lodrat e fëmijëve, dyshime për kimikate të dëmshme

Aurela Hoxha takon Irina Shayk: Është shumë e bukur

Aurela Hoxha takon Irina Shayk: Është shumë e bukur

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com