Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjarjet makabritet të ditëve të fundit janë krim në familje e jo çështje zakonore!

2016/12/05 at 6:05 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zoti Ministër, gruaja që u flak dje nga ballkoni kishte Urdhër Mbrojtje

Nga Majlinda BREGU

Ngjarjet e makabritet e ditëve të fundit, ai i gruas së vrarë nga bashkëshorti në Fier dhe ajo e sotmja në Korcë, kanë një të përbashkët: janë krim në familje.


 

Është krim, terror dhe jo cështje familjare apo zakonore.

 

Dje i kam kërkuar Ministrit të Drejtësisë një informacion mbi rastin e Liljana Rukaj nga Fieri e cila u flak nga ballkoni prej burrit, ndërkohë që sy të tmerruar komshinjsh vetëm shihnin se c’po ndodhte. Asnjë nuk e ndihmoi dot nenën e dy fëmijevë të mitur.

 

Ministri më njoftoi sot se gruaja ka patur një urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Fier të cilin e kam bërë publik sot. 

Sipas ligjit për Masat Parandaluese të Dhunës në Familje, Urdhri i Gjykates duhet të jetë Titull Ekzekutiv dhe të përcillet menjëherë, brenda 24 orëve me korrierin e Gjykatës tek Komisariati i Policisë, prokurori i cështjes, zyrës përmbarimit dhe koordinatorit për dhunën në familje pranë njësisë bashkiake.

 

Prej këtu lindte pyetja: Pse Policia nuk e mbrojti dot Liljana Rukaj.

Por para pak, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri jep një tjetër version për përgjegjësinë institucionale.

“Pas denoncimit të të ndjerës, Policia ka bërë strehimin e saj në banesën e të vëllait të saj, dhe ka kërkuar menjëherë pranë Gjykatës Fier lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.” Por ky urdhër Mbrojtje i lëshuar nga Gjykata sipas ministrit Tahiri nuk ka mbërritur kurrë në Polici. 

 

Këtu jemi deri tani.

 

Gjykata thotë se ka lëshuar urdhër mbrojtje. Policia thotë se nuk e ka marreë. Pushteti Vendor nuk di gjë.

 

Nëse urdhri i mbrojtjes nuk është përcjellë nga gjykata në Polici, apo është përcjellë po atje s’ ka mberritur kurrë, unë këtë nuk e di.

Di se kushdo qoftë që nuk e ka zbatuar ligjin ose më keq e ka trajtuar këtë rast si një ndër rastet epidemike të dhunës në familje, sot duhet ndëshkuar po si bashkëshorti vrasës.

 

Nëse për 11 muaj kanë kërkuar ndihmë mbrojtje në Polici 3.758 gra si viktima të dhunë në familje: këto janë shifra lufte.  Edhe po të ishte luftë nuk besoj se për 11 muaj do të ishin gjymtuar fizikisht e mendërisht 4000 gra dhe 10 mijë femijë mesatarisht.


Ndaj prej këtu sot, këtij vendi ku ndër vite kemi bërë ligje e miratuar ligje edhe të mira në letër, po i drejtoj një thirrje publike Prokurorit të Përgjithshem për të nisur me Urgjencë një Hetim Tërësor për papërgjegjshmërinë institucionale qoftë ajo e Gjyqtarit të Ceshtjes apo e Policisë së Fierit përfshi dhe Pushtetin Vendor, që coi në vrasjen e Liljana Rukaj.


I bëj Thirrje Presidentit të Republikes që në cilësinë e Kryetarit të KLD të nisë inspektimin tematik të rastit në Fier dhe për të gjitha rastet e vendimeve të Dhunës në Familje.


2 fëmijë janë vrarë sot nga babai i tyre. Dy të tjerë janë lënë jetim nga babai i tyre. Ne do të shkojmë të puthim fëmijët tanë në darkë duke falënderuar  zotin që  morti nuk është në shtëpinë tonë.
Unë nuk e detyroj dot institucionalisht Prokurorin e Përgjithshëm të nisë hetimin, por si grua, si nënë, kam një Zë që nuk e ka sot Liljana e të tjera viktima si ajo.

 

Ka një gjykatë që është më e lartë se ajo supreme dhe është gjykata e ndërgjegjes. Pa vendimin e saj, nuk ndodh asgjë – thoshte Mahatma Gandhi. Nesër mund të ketë një viktime tjetër.  

 



Ju sugjerojmë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Para
Vrasja e gruas, procedim penal për gjyqtarin

Vrasja e gruas, procedim penal për gjyqtarin

Apple është gati të prodhojë makinë?

Apple është gati të prodhojë makinë?

Mund t’ia dalim nëse jemi të pavarura ekonomikisht…

Mund t'ia dalim nëse jemi të pavarura ekonomikisht...
















TE FUNDIT

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}