Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, do të zhvillojë këtë të hënë një konferencë për mediat.
Konferenca është parashikuar që të mbahet në orën 11:00 dhe vjen pas takimit urgjent që pati me kryeministrin Edi Rama të dielën.
Ky takim u zhvillua pas ngjarjes së rëndë kriminale në Velipojë ku 4 qytetarë humbën jetën si pasojë e përplasjes me armë.
Kreu i qeverisë paralajmëroi të një ristrukturim të punës në Policinë e Shtetit pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend.
Brenda 3 ditësh në Shqipëri janë regjistruar 8 viktima. Përveç masakrës së Velipojës, të premten e 25 Qershorit humbën jetën 4 anëtarë të një familje nga Patosi si pasojë e një aksidenti rrugor./Opinion.al