Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjarja në shkollën e Fierit flet gjimnazisti: Shoku ka patur antidjersë  

2020/03/06 at 2:38 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjarja në shkollën e Fierit flet gjimnazisti: Shoku ka patur antidjersë  

Ndonëse dy nxënës janë ndaluar dhe po procedohen lidhur me helmimin e gjimnazistëve në shkollën “Janaq Kilica”, duket se ngjarja është ende e veshur me dilema dhe pikëpyetje, edhe për shkak të një serie deklaratash dhe variantesh të saj. Dy të rinjtë e ndaluar, u tha se kishin një sprai me përmbatje piperi ose lëndë të gaztë, me të cilën duke e përdorur në shkollë kanë rrezikuar shëndetin e shokëve të tyre.


Por, Ervis Kuçi, njëri prej djemve të akuzuar, në një intervisëtë për “Neës24”, e ka mohuar këtë përgjegjësi. Ndonëse ka pranuar që atë ditë ai kishte në xhep një sprai të markës “Diva”, Kuçi pohon se në momentin e ngjarjes ai nuk ndodhej në ambientet e brendshme të shkollës, por në oborrin e saj. Ai shprehet gjithashtu se edhe shokët e tij të akuzuar për këtë ngjarje, janë akuzuar kot.

Dy ditë më parë në gjimnazin “Janaq Kilica”, rreth 60 nxënës shfaqën probleme shëndetësore dhe u drejtuan për ndihmë në spital. Një episod i ngjashëm kishte ndodhur edhe një javë më herët. Nëse herën e parë shkaktari u gjet tek një eksperiment në laboratorin e kimisë, në rastin e dytë  përgjegjës u bënë dy djem bashkëmoshatarë.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, një tjetër gjimnaziste ishte ndjerë keq gjatë orës së mësimit dhe ishte drejtuar për ndihmë mjekësore. Media publikuan deklaratën e Drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Fier, e cila u shpreh përpara kamerave se vajza ishte shtatzënë.

Kjo deklaratë krijoi reagim të lartë, duke patur parasysh edhe moshën e vajzës në fjalë, ndërkohë që më pas drejtoresha e tërhoqi këtë deklaratë, duke pohuar në rrjetet sociale, se bëhej fjalë për një mësuese shtatzënë.

Pjesa nga intervista me gjimnazistin:

Çfarë ka ndodhur në shkollën “Janaq Kilica”?

Në fillim u tha se ka plasur gazi, por pas disa ditësh filloi të zbardhej ngjarja dhe doli se nuk ishte gazi.

A ke pasur gjë me vete?

Kam pasur një spraj që lexonte “Diva”, e gjeta në makinën time, por nuk e përdora, thjesht e kisha në xhep. E kam pas edhe ditë më parë në xhep.

Po ku ndodhi helmimi i dytë ishe në shkollë?

Jo, kam qenë në shkollë, por në atë moment nuk kam qenë në ambientet e shkollës, kam qenë jashtë.

Dy shokët e klasës tënde janë akuzuar për këtë ngjarje, çfarë di?

Di që shoku ka pas një anti-djersë në çantë, shoku tjetër e ka marrë dhe e ka shkrepur me çakmak thjesht për lojë.

Ishit në të njëjtën godinë?

Jo, ne ishim në godinë tjetër, ndërsa era e përhapur ishte në godinën tjetër.

Çfarë ke dëgjuar për ngjarjen?

Kam dëgjuar që është kapur ai i fundit që e ka bërë atë.

Mendon se je akuzuar kot?

Po, edhe dy shokët e tjerë. Jam i sigurt.

Je nxënës i mirë në shkollë?

Po.

Etiketa: adoleshentigjimnazi i fierithelmimjanaq kilica


Ju sugjerojmë

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën
Kryesore

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

26 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë

26 Dhjetor, 2025 12:25 pm
Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë
InstaBIZ

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

26 Dhjetor, 2025 11:44 am
Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg
Bota

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg

26 Dhjetor, 2025 10:42 am
Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë
Aktualitet

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

26 Dhjetor, 2025 9:38 am
Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë
Rajoni

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

26 Dhjetor, 2025 9:36 am
E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
Bota

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

26 Dhjetor, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

26 Dhjetor, 2025 8:00 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

26 Dhjetor, 2025 7:58 am
“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
Bota

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

25 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Para
Basha: Pse bëmë marrëveshje me qeverinë, çfarë synojmë të arrijmë

Reforma zgjedhore, Basha: Parlament me dy dhoma, qeveri kujdestare

Zbardhet kalendari, Kuvendi shqyrton dekretet e Metës brenda 2 seancave

VIDEO/Deputeti: Kur kisha para, femrat me mua pinin më shumë whisky se ujë

Dosja “Bajri”, Gjykata e Shkodrës e kthen sërish në SPAK

Dosja "Bajri", Gjykata e Shkodrës e kthen sërish në SPAK
















TE FUNDIT

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën
26 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me qytetarët dhe simpatizantët në Manëz. Ai foli për...

Lexo më shumë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë
26 Dhjetor, 2025

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gazment Bardhi, tha se socialistët po përpiqen të pengojnë drejtësinë për të luftuar korrupsionin, duke...

Lexo më shumë

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë
26 Dhjetor, 2025

Ish-aktori i njohur i Nickelodeon, Tylor Chase, është shtruar në një spital në Kaliforninë Jugore, pasi miq, familjarë dhe ish-kolegë...

Lexo më shumë

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg
26 Dhjetor, 2025

Një gjykatë në Rusi ka dënuar me gjashtë vjet burg liderin e opozitës Sergei Udaltsov, një kritik i njohur i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com