Kronikë

Ngjarja në Kombinat, 60-vjeçari u qëllua me armë nga një efektiv i FNSH-së


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:58 - 23/05/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Mësohet se 60-vjeçari Murteza Lika është qëlluar me armë zjarri nga një efektiv i FNSH, i identifikuar si Lutfi Gjyli, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.

Bëhet me dije se efektivi që qëlloi mbi 60-vjeçarin është arrestuar. I plagosuri shkoi në spital me plagë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket motiveve, ato momentalisht nuk janë të njohura. Paraprakisht u raportua se i plagosuri dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor./Opinion.al

Pas