Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Trump tek Putin, ja krerët e shteteve që uruan sot Presidentin Meta

2018/11/28 at 5:04 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: Dënoj të gjitha rastet e dhunës ndaj gazetarëve
Me rastin e 106-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë mesazhe të shumta urimi nga Krerë Shtetesh të vendeve mike e partnere të Shqipërisë.
Në mesazhin e tij Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, ndër të tjera thekson se: “jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku. Shqipëria është një aleate e vyer, që ka dhënë një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë globale.”

Ndërsa, Presidenti Italian Sergio Mattarella, në mesazhin e tij të urimit shpreh ndër të tjera se: “Përkujtimi i përbashkët së fundmi i figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, forcoi më tej jo vetëm marrëdhëniet dypalëshe por edhe ndjenjën e ndarjes bashkërisht të faqeve të rëndësishme të historisë – siç u dëshmua konkretisht nga pakica arbëreshe mjaft aktive – si dhe të horizonteve të përbashkëta në gjirin e familjes evropiane dhe të komunitetit euro-atlantik”.


Po ashtu, Presidenti Gjerman, Frank-Walter Steinmeier thekson në mesazhin e tij se: “Shqipëria është për Gjermaninë një partner i ngushtë dhe i besuar në Ballkanin Perëndimor dhe një mik i çmuar evropian. Vendi juaj ka ndërmarrë vitin e shkuar përpjekje të mëtejshme të spikatura për të ardhur më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian”. “Të jeni të sigurt se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në mënyrë aktive në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian” – vijon më tej mesazhi i Presidentit të Gjermanisë.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në mesazhin e tij shumë miqësor shprehet ndër të tjera se: “Ne i kushtojmë një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe që burojnë nga lidhjet e miqësisë dhe të vëllazërisë të mbështetura në historinë tonë të përbashkët. Janë për t’u vlerësuar sukseset e vendit tuaj në integrimin evropian dhe në zhvillimin ekonomik. Ne e ndjekim me kënaqësi kontributin e këtyre sukseseve, si për vendin Tuaj ashtu edhe për stabilitetin në Ballkan.”

Një mesazh i veçantë urimi vjen edhe nga Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i cili ndër të tjera shkruan se: “Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-shqiptare dhe jam i gatshëm të bëj përpjekje së bashku me Ju që, duke shfrytëzuar rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve në vitin e ardhshëm, t’i çojmë marrëdhëniet kino-shqiptare në një shkallë akoma më të lartë, për të mirën e dy vendeve dhe dy popujve tanë”.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në mesazhin e tij nënvizon se: “Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimi dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të dy popujve e dy vendeve tona, si dhe të gjithë Evropës”.

Po kështu Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, në mesazhin e saj dërguar Presidentit Meta thekson se: “Bashkëpunimi midis dy vendeve tona në forcimin e stabiliteti, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore zë një vend të rëndësishëm, veçanërisht në evidentimin e bashkëpunimit trilateral të Adriatikut. Republika e Kroacisë si mike dhe aleate e juaja, mbështet fuqishëm të ardhmen e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe është e gatshme për të vijuar të japë ndihmë dhe transferojë njohuri dhe eksperiencë nga proceset e saj të integrimit evropian”.

Mesazhe urimi Presidenti Meta ka marrë edhe nga Perandori i Japonisë Akihito, Mbreti i Spanjës Felipe VI i Spanjës, Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset, Presidentja e Republikës së Estonisë.

Kersti Kaljulaid, Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaité, Presidenti i Azerbaixhanit Ilham Aliyev, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Dr.Yousef A. Al Othaimeen, e shumë personalitete të tjera evropiane e botërore, si dhe bashkatdhetarë nga të gjitha trevat ku banojnë shqiptarët apo nga diaspora.

Mesazhe të shumta vijojnë të mbërrijnë në këtë përvjetor të shënuar të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit Kombëtar.

Etiketa: ilir Metametapavaresia


Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
Para
VIDEO OPINION/ Marrëdhëniet Shqipëri – SHBA!

VIDEO OPINION/ Marrëdhëniet Shqipëri – SHBA!

Temperaturat zbresin nën 0, ja vendet që do të mbulohen nga dëbora

Temperaturat zbresin nën 0, ja vendet që do të mbulohen nga dëbora

Protesta/ PD ‘demaskon’ Veliajn: S’u takua me banorët, ishin policë

Protesta/ PD ‘demaskon’ Veliajn: S’u takua me banorët, ishin policë
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}