Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Tirana në… Krahasuar me 2015, ku humbi më shumë vota PS

2019/07/05 at 3:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Komiteti Helsinkit kritik ndaj pjesëmarrjes së ulët dhe votimeve familjare

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryebashkiakët opozitarë kanë deklaruar se do të qëndrojnë në zyrë, duke mos njohur të zgjedhurit e rinj. Veç mosnjohjes së zgjedhjeve, demokratët thonë se fituesit socialistë kanë marrë vota shumë më pak se sa vetë kryebashkiakët opozitarë në vitin 2015. Por çfarë thonë shifrat?


Duke krahasuar të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vitit 2015 dhe 2019, rezulton se asnjë fitues socialist nuk ka arritur të marrë vota më shumë se sa kryebashkiakët në largim që kërkojnë t’u zënë zyrat.

Në Shkodër, Valdrin Pjetri ka marrë 22.213 vota më pak se sa Voltana Ademi. Edhe Mark Babani në Vaun e Dejës që pritet të zërë karrigen e Zef Hilës, ka marrë 3,530 vota më pak se sa paraardhësi.

Edhe në Tropojë kandidati i socialistëve Rexh Byberri ka marrë 2.274 vota më pak se kryebashkiaku aktual demokrat Besnik Dushaj. Edhe Safet Gjici në Kukës ka arritur rezultat më të dobët se demokrati Bashkim Shehu, plot 3.302 vota më pak.

8.503 vota më pak se Fran Frrokaj ka marrë edhe Pjerin Ndreu në Lezhë. Ndonëse pa rival në garë, kandidati i socialistëve në Vorë, Agim Kajmaku, ka marrë 1 975 vota më pak se sa kryebashkiaku aktual demokrat Fiqiri Ismaili.

Diferencë të thellë ka edhe Rakip Suli me Xhelal Mziun në Kamëz. Demokrati e ka marrë zyrën me 14.227 vota më shumë sesa ka marrë kandidati socialist tani. Edhe kryebashkiakët e LSI-së janë në avantazh ndaj fituesve socialistë. Ervin Demo ka në berat 5.067 vota më pak se aktuali Petrit Sinaj, ndërsa në Skrapar kandidati socialist ka 2,203 vota më pak.

Këto zgjedhje provuan që figurat e reja të socialistëve nuk ja dolën të sfidojnë me vota figurat historikë. Edhe pse fitues pa garues, Gledian Llatja në Elbasan ka 5.437 vota më pak se sa Sejdini mori në 2015.

Edhe në Durrës, Valbona Sako nuk ka arritur të afrohet me rezultatin e Vangjush Dakos në 2015. Ajo ka marrë 21.854 më pak. Edhe Dionis Ymerit në Dibër i mungojnë 5 612 vota në raport me kryebashkiakun aktual Muharrem Rama.

Në tre bashki të mëdha, emrat socialistë që rikandiduan, edhe pse janë fitues, kanë pësuar rënie votash krahasuar me 2015. I tillë është kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, i cili ka marrë 8,006 vota më pak. Në Korçë Sotiraq Filo ka një rënie me 4.519 vota, ndërsa në Vlorë Dritan Lelit i mungojnë 2.525 vota.

Por panorama nuk është e njëjtë në çdo bashki. Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët dhe pasjes ose jo të rivalëve, në 9 bashki, socialistët kanë arritur të tejkalojnë veten, duke i rritur votat në krahasim më 2015.

Në Belsh Arif Tafani e nis mandatin e dytë me 1.132 vota, ndërsa Kastriot Gurra në Librazhd ka shtuar 793 vota. Rritjen më të lartë e kanë kryetarët e rikonfimuar të qarkut Fier, ndërsa bie në sy Gëzim Topçiu në Maliq, i cili edhe pse sapo fitoi mandatin e 6-të, i ka rritur votat me 615 copë krahasuar me 2015. Rritje me 259 vota ka shënuar edhe Tërmet Peçi me mandatin e tij të tretë në Tepelenë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Para
Mbrojtësi i Real Madrid transferohet te Sevilla

Mbrojtësi i Real Madrid transferohet te Sevilla

Zgjedhjet e 30 qershorit, Bindja Demokratike dorëzon ankimimin në KQZ

Zgjedhjet e 30 qershorit, Bindja Demokratike dorëzon ankimimin në KQZ

Barcelona nënshkruan kontratën 5 vjeçare me lojtarin e Ajaxit

Barcelona nënshkruan kontratën 5 vjeçare me lojtarin e Ajaxit
















TE FUNDIT

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
28 Qershor, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi sot, pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, se çdo ndërhyrje në menaxhimin e...

Lexo më shumë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
28 Qershor, 2026

Ish-nën kryetari i PD Edmond Spaho ia ka kërkuar disa herë dorëheqjen Edi Ramës nga salla e Kuvendit gjatë viteve...

Lexo më shumë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
28 Qershor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet protesta e ditës së 29-të radhazi, ku qytetarë e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” marshuan drejt Kryeministrisë....

Lexo më shumë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}