Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Tajvani te Irani, pse raportet SHBA-Kinë mbeten të brishta

2026/05/14 at 9:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Nga Tajvani te Irani, pse raportet SHBA-Kinë mbeten të brishta

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe lideri kinez, Xi Jinping, përfunduan më 14 maj në Pekin bisedimet e nivelit të lartë që zgjatën më shumë se dy orë, me të dyja palët që shprehën optimizëm për stabilizimin e raporteve, edhe pse mosmarrëveshjet e mëdha për Tajvanin, tregtinë dhe luftën në Iran dominuan samitin.


Takimi dypalësh paraqet bisedimet e para kokë më kokë mes Trumpit dhe Xisë që nga takimi i tyre në Korenë e Jugut në tetor të vitit 2025. Trump pritet të marrë pjesë në një banket shtetëror të organizuar për nder të tij në mbrëmje, pas një vizite kulturore në Tempullin e Parajsës në Pekin.

Xi e shfrytëzoi hapjen e samitit për të bërë thirrje për bashkëpunim mes dy ekonomive më të mëdha në botë, duke thënë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë “partnerë dhe jo kundërshtarë”, pavarësisht rivalitetit strategjik në rritje dhe paqëndrueshmërisë globale. Trump e quajti Xinë “mik” dhe tha se “raportet mes Kinës dhe SHBA-së do të jetë më e mirë se kurrë më parë”.

Megjithatë, ndonëse të dy liderët vunë në pah marrëdhënien e tyre personale dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë, bisedimet nxorën në pah sa të brishta mbeten raportet mes dy vendeve, teksa udhëheqësit përballen me mosmarrëveshje lidhur me tregtinë, teknologjinë, Tajvanin dhe pasojat globale të luftës në Iran.

“Trumpi kërkon stabilitet përpara zgjedhjeve të mesmandatit dhe në kohën kur SHBA-ja mbetet e përfshirë në konfliktin me Iranin”, tha për Radion Evropa e Lirë Daniel Russel, bashkëpunëtor në Institutin për Politika Shoqërore në Azi, njëherësh ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. “Pekini dëshiron një mjedis të jashtëm të qëndrueshëm, teksa përballet me presione ekonomike brenda vendit”.

Si Uashingtoni ashtu edhe Pekini duken më të përqendruar në menaxhimin e tensioneve dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm sesa në arritjen e ndonjë përparimi të madh diplomatik.

“Pavarësisht çdo deklarate, trajektorja afatgjatë mbetet rivalitet strategjik”, tha Russel. “Shumica e rezultateve do të jenë të kufizuara, transaksionale dhe potencialisht të kthyeshme”.

Paralajmërimet për Tajvanin dhe sinjalet për tregtinë

Tajvani u shfaq si një nga pikat kyç gjatë bisedimeve. Sipas një njoftimi të publikuar nga agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua, Xi e paralajmëroi Trumpin se menaxhimi i gabuar i kësaj çështjeje mund t’i shtyjë dy vendet drejt një konfrontimi të drejtpërdrejtë.

“Nëse menaxhohet si duhet, dy vendet mund të ruajnë stabilitetin”, tha Xi, sipas njoftimit kinez për bisedimet.

“Nëse menaxhohet keq, dy vendet do të përplasen ose madje do të hyjnë në konflikt, duke e vënë të gjithë marrëdhënien SHBA-Kinë në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Kina e konsideron ishullin vetëqeverisës pjesë të territorit të saj dhe është zotuar se do ta vë nën kontroll, qoftë edhe me forcë. Zyrtarët kinezë kanë ushtruar presion ndaj Uashingtonit që të zvogëlojë mbështetjen ushtarake dhe politike për Tajpein, veçanërisht sa i përket shitjeve të armëve amerikane për ishullin.

Administrata e Trumpit raportohet se e shtyu njoftimin ndaj Kongresit për një paketë të planifikuar armësh prej 13 miliardë dollarësh për Tajvanin përpara samitit, me qëllim që të shmangte rritjen e tensioneve me Pekinin. Gjatë një bisede telefonike në shkurt, Xi i kishte kërkuar Trumpit që ta trajtonte këtë çështje me “kujdes ekstrem”.

“Xi Jinping dëshiron disa lëshime ose disa garanci lidhur me Tajvanin dhe për atë se çfarë do të bënte Trumpi në rast se Kina do ta rriste presionin ndaj ishullit”, tha për Radion Evropa e Lirë, Yvonne Chiu, bashkëpunëtore në Institutin American Enterprise. “Kjo lidhet po ashtu me një objektiv më të gjerë të Pekinit, që është kundërshtimi i SHBA-së në rajonin e Indo-Paqësorit”.

Tensionet tregtare dhe ekonomike po ashtu zunë një vend të rëndësishëm në bisedime, megjithëse sinjalet e para treguan për përparim të kufizuar.

Kina ka miratuar licenca eksporti për disa qindra thertore amerikane, duke u mundësuar atyre rifillimin e dërgesave të mishit të viçit drejt Kinës, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës. Licencat kishin skaduar në mars 2025, pasi presidenti Trump vendosi një rund tarifash ndaj mallrave kineze.

Ky veprim përfaqëson një gjest modest të vullnetit të mirë përpara negociatave më të gjera mbi tarifat, kontrollet e eksporteve dhe zinxhirët e furnizimit.

Trumpi publikisht e ka vënë në pah tregtinë dhe investimet përpara samitit, teksa Pekini po kërkon lehtësime nga kontrollet amerikane mbi eksportin e teknologjisë së avancuar dhe garanci kundër tarifave të reja.

Presidenti amerikan gjatë takimit me Xinë u shoqërua nga disa drejtues të njohur biznesesh, përfshirë shefin ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, shefin ekzekutiv të NVIDIA, Jensen Huang, dhe shefin ekzekutiv të Apple, Tim Cook.

Xi po ashtu u tha delegacionit biznesor të SHBA-së se Kina “do të hapet më shumë” për botën, edhe pse nuk ofroi ndonjë zotim formal.

“Dyert e Kinës ndaj botës së jashtme do të hapen gjithnjë e më shumë”, citohet të ketë thënë Xi gjatë samitit, sipas mediave shtetërore kineze. “Kompanitë amerikane do të kenë perspektiva edhe më të mëdha në Kinë”.

Mineralet e rralla tokësore mbeten një pikë kyç ndikimi për Kinën në negociatat tregtare.

Gjatë takimit të tyre në Korenë e Jugut vitin e kaluar, Trump dhe Xi u pajtuan që të ulnin tensionet lidhur me një mosmarrëveshje tregtare që po përshkallëzohej shpejt, pasi Pekini kërcënoi me kufizime të gjera mbi eksportet e mineraleve të rralla të tokës si kundërpërgjigje ndaj tarifave të larta amerikane. Kina i shtyu këto masa për një vit, dhe zgjatja e kësaj mbetet një nga çështjet kryesore gjatë samitit.

Grupi prej 17 mineralesh, thelbësore për produkte që variojnë nga telefonat e mençur deri tek aeroplanët luftarakë, është kthyer në një instrument të rëndësishëm negociues për Kinën, teksa konkurrenca për teknologjitë e avancuara dhe zinxhirët globalë të furnizimit po intensifikohet. Kina dominon një pjesë të madhe të kapacitetit botëror të nxjerrjes dhe përpunimit të këtyre materialeve të rralla.

Lufta në Iran rrit presionin ndaj bisedimeve

Lufta në Iran dhe ndërprerjet e shkaktuara në transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit kanë lënë në hije takimet në Pekin.

Trumpi pritet të ushtrojë presion mbi Xinë që Kina të përdorë lidhjet e saj të ngushta me Teheranin për ta inkurajuar Iranin të pranojë një marrëveshje më të gjerë paqeje dhe të lehtësojë kufizimet që ndikojnë në trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit, që është një pikë strategjike përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës globale.

Megjithatë, para nisjes nga Uashingtoni, Trumpi i minimizoi sugjerimet se Shtetet e Bashkuara kishin nevojë për ndihmën e Pekinit për ta zgjidhur konfliktin.

“Nuk mendoj se na duhet ndonjë ndihmë për Iranin”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 12 maj. “Ne do të fitojmë në një mënyrë ose në një tjetër, në mënyrë paqësore ose në një mënyrë tjetër”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i tha Fox News gjatë udhëtimit drejt Kinës se SHBA-ja ia ka paraqitur Pekinit argumentin pse duhet të marrë një rol më “aktiv” në zgjidhjen e konfliktit në Iran.

“Ne ua kemi paraqitur argumentin kinezëve, dhe shpresoj që të jetë bindës dhe ata do të kenë një mundësi të bëjnë diçka për këtë në Kombet e Bashkuara më vonë këtë javë”, tha Rubio.

Raportet e Kinës me Teheranin i japin Xisë potencial për të nxjerrë lëshuime në një moment kur ndërprerjet në energji dhe rritja e çmimeve të karburanteve po rëndojnë ekonominë globale dhe po shtojnë presion politik mbi Shtëpinë e Bardhë.

Pekini ka mbajtur lidhje të ngushta ekonomike me Iranin gjatë gjithë konfliktit dhe mbetet një nga blerësit më të mëdhenj të naftës iraniane. Një sinjal se Pekini dhe Uashingtoni po kërkonin terren të përbashkët, zyrtarë të lartë amerikanë dhe kinezë thanë se asnjë vend nuk duhet të lejohet të vendosë “tarifë” për lundrim nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas një njoftimi të lëshuar nga DASH-i para se Trump të nisej për në samitin në Pekin.

Teherani ka kërkuar që të ketë të drejtë të vendosë tarifa për trafikun detar si parakusht për përfundimin e luftës. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një bllokadë detare ndaj Iranit, ndërsa Trumpi ka lënë të hapur mundësinë e vendosjes së tarifave për trafikun detar ose bashkëpunimin me Iranin për mbledhjen e tarifave.

“Do të ketë shumë biseda prapa skenave për Iranin”, tha Chiu. “Por, nuk pres që të jenë publike, pjesërisht sepse kjo sjell rrezik për reputacionin e Kinës nëse këto përpjekje dështojnë”. /REL



Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë urgjente me Ramën

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë urgjente me Ramën

Raporti urgjent i ODIHR për financimin e partive: Të ndalohen donacionet e fshehura

Raporti urgjent i ODIHR për financimin e partive: Të ndalohen donacionet e fshehura

“Mashtrim nga fillimi në fund”, Berisha: Lejoni leximin e plotë të raportit të PE

“Mashtrim nga fillimi në fund”, Berisha: Lejoni leximin e plotë të raportit të PE
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}