Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga reformator tek ‘lista e zezë’ e SHBA, kush është Milorad Dodik

2025/03/23 at 2:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga reformator tek ‘lista e zezë’ e SHBA, kush është Milorad Dodik

Ai dikur konsiderohej si një reformator që donte të udhëhiqte Republikën Srpska në Evropë.


Sot Milorad Dodik është në listën e zezë të SHBA-së dhe po ndiqet penalisht nga prokuroria boshnjake.

Milorad Dodik lindi në vitin 1959 në një familje fermere pranë qytetit të Banja Lukës në veriperëndim të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, e cila në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë socialiste. Ai studioi shkenca politike në kryeqytetin e atëhershëm jugosllav, Beograd dhe më pas punoi në një pozitë udhëheqëse në administratën e komunës së tij deri në vitin 1990.

Në zgjedhjet e para shumëpartiake në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990/91, Dodik u zgjodh deputet në Parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës. Atje ai angazhohej për bashkëjetesën e grupeve të ndryshme etnike dhe një të ardhme të përbashkët evropiane për Bosnjë-Hercegovinën. Kjo i dha atij reputacionin e një tradhtari në mesin e serbëve nacionalistë.

Në të njëjtën kohë, Dodik themeloi një fabrikë mobiljesh, por ajo shpejt dështoi. Kundërshtarët politikë ende e akuzojnë atë për kontrabandë cigaresh dhe karburantesh gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë nga viti 1992 deri në 1995. Këto akuza nuk u vërtetuan kurrë.

Pas Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e cila i dha fund luftës, në fund të dhjetorit 1995, Dodik themeloi partinë e tij, të cilën e quajti Socialdemokratët e Pavarur (SNSD). Fillimisht, ai u dallua si një reformator në pjesën e mbizotëruar nga serbët e Bosnjë-Hercegovinës, “Republika Srpska” (RS).

Kundërshtarët e nacionalistëve

Në atë kohë, Dodik hodhi poshtë hapur politikat nacionaliste të Partisë Demokratike Serbe (SDS), e cila më parë kishte qeverisur RS. Ai mbrojti një Bosnjë multietnike dhe bëri thirrje publikisht për arrestimin e politikanëve si presidenti i RS i kohës së luftës, Radovan Karaxhiq dhe komandanti ushtarak serb, gjenerali Ratko Mlladiq. Të dy u akuzuan për krime të rënda lufte dhe më vonë u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë.

Ky qëndrim ishte shumë i rrallë tek politikanët serbë në atë kohë.

“Dodik ishte i guximshëm dhe pragmatik, gjë që e bëri atë të popullarizuar, veçanërisht me amerikanët,” thotë Tanja Topiq, vëzhguese politike nga Banja Luka, kryeqyteti i sotëm i RS. “Por sot ai feston të njëjtët kriminelë lufte si heronj kombëtarë dhe e përshkruan B-H si një krijesë të panatyrshme të komunitetit ndërkombëtar”.

Një shtet – dy “entitete”

Bosnjë-Hercegovina, e krijuar nga Marrëveshja e Dejtonit, me rreth 3.2 milionë banorë, është një shtet i decentralizuar. Ajo në thelb përbëhet nga dy njësi, të ashtuquajturat entitete: Federata e Bosnjë-Hercegovinës, e cila është e populluar kryesisht nga boshnjakë myslimanë dhe kroatë të Bosnjës, dhe Republika Srpska, e cila është e banuar kryesisht nga serbët e Bosnjës.

Përveç Presidencës Shtetërore prej tre anëtarësh, shteti ka një Parlament me dy dhoma. Të dy entitetet kanë secila edhe parlamentet dhe presidentët e tyre. Që nga viti 1996, ngjarjet politike në Bosnje janë monitoruar nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) si përfaqësues i komunitetit ndërkombëtar, i cili gjithashtu mund të ushtrojë njëfarë pushteti shtetëror. Për shembull, HR mund të shkarkojë politikanët që shkelin Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Që nga gushti 2021, HR është politikani gjerman i CSU-së, Christian Schmidt.

Me mbështetje masive nga Perëndimi, Dodik u bë kryeministër i Republikës Srpska, në 1998. Ai mori mbështetje edhe nga Serbia fqinje nën presidentin Slobodan Millosheviq.

Sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright e vlerësoi Dodikun në atë kohë si “një frymë e pastër” dhe si një partner për stabilitetin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.
“Ai udhëhoqi me mençuri RS-në nëpër kohë të vështira dhe ishte i përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik,” tha Albright. Ajo theksoi edhe rolin e Dodikut në pajtimin dhe përparimin në B-H.

Nga i dashur i të gjithëve, tek përçarës

“Vitet 1997/98 e deri në 2007 u shënuan nga një ndërhyrje e madhe ndërkombëtare në Bosnje,” shpjegon gazetari Zarko Markoviq nga Banja Luka. Ndërsa “Dodik ishte aq i çmendur sa të pranonte postin e kryeministrit në këtë kaos”. Kjo lloj çmendurie e përzier me një pjesë të madhe pragmatizmi e karakterizon sundimin e tij deri në ditët e sotme.

Por si u bë politikani i respektuar botërisht i politikani më i tmerrshëm i Ballkanit Perëndimor?

Dodik shërbeu si kryeministër i Republika Srpska nga viti 1998 deri në 2001. Ai e mbajti këtë detyrë përsëri nga viti 2006 deri në 2010. Më pas u bë president i RS. Por pasi fitoi pushtetin absolut në zgjedhje, ai ndryshoi kursin e tij dhe filloi fushatën për pavarësinë e Republikës Srpska. Shpesh fltet edhe për një referendum që do t’i siguronte atij legjitimitetin e nevojshëm.

Sundimtari i vetëm

Për herë të parë, ai mbajti një referendum për pavarësinë e Republika Srpska nga Bosnja në janar 2016 – edhe pse Gjykata Kushtetuese përgjegjëse në Sarajevë e kishte shpallur më parë votimin të paligjshëm. Rezultati nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm, por ai çimentoi autoritetin në njësinë “e tij” dhe tregoi aftësinë e tij për t’u përshtatur me rrethanat politike.

Dodik krijoi një rrjet aleatësh politikë që e lejuan të dominonte institucionet e RS, të shkatërronte opozitën dhe të ndërtonte një imazh për veten e tij si lideri i padiskutueshëm i serbëve të Bosnjë-Hercegovinës. Në vitin 2018 ai u bë anëtar i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, e më pas përsëri president i Republika Srpska në 2022.

Shkëputja dhe nacionalizmi

Që atëherë, Dodik ka ndjekur një politikë secesioniste dhe ka kërkuar bashkimin e Republika Srpska me Serbinë fqinje. Kjo çoi, ndër të tjera, në sanksione kundër tij nga SHBA dhe Britania e Madhe. Në të njëjtën kohë, ai forcoi marrëdhëniet e RS me shtetet me qeveritë kritike për BE-në si Hungaria, Serbia dhe Rusia, duke humbur kështu mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Përplasja e hapur me qeverinë qendrore të Bosnjë-Hercegovinës dhe komunitetin ndërkombëtar u zhvillua në vitin 2023. Në atë kohë, Dodik nënshkroi dy ligje që përcaktonin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të B-H dhe përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt nuk do të respektoheshin në Republika Srpska.

Për këtë, ai u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të veprimtarisë politike nga Gjykata Federale e Bosnjë-Hercegovinës më 26 shkurt 2025. Por aktgjykimi nuk është ende i plotfuqishëm.



Ju sugjerojmë

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
-U tha në Opinion

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

8 Maj, 2025 10:52 pm
Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
-U tha në Opinion

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

8 Maj, 2025 10:46 pm
Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
-U tha në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

8 Maj, 2025 10:32 pm
“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
-U tha në Opinion

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

8 Maj, 2025 9:42 pm
“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit
-U tha në Opinion

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

8 Maj, 2025 9:23 pm
Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria
-U tha në Opinion

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

8 Maj, 2025 9:20 pm
A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti
-U tha në Opinion

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

8 Maj, 2025 9:19 pm
BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës
Rajoni

BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës

8 Maj, 2025 9:13 pm
Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij
-U tha në Opinion

Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij

8 Maj, 2025 9:08 pm
“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!
Aktualitet

“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!

8 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Ndërron jetë gazetari i sportit, Saimir Demi

Ndërron jetë gazetari i sportit, Saimir Demi

Rama inspektim në Muzeun Hebraik në Vlorë: Gur i munguar në mozaikun shqiptar

Rama inspektim në Muzeun Hebraik në Vlorë: Gur i munguar në mozaikun shqiptar

Kryepeshkopi Joan Pelushi mban meshën e parë për besimtarët në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë

Kryepeshkopi Joan Pelushi mban meshën e parë për besimtarët në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë
















TE FUNDIT

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
8 Maj, 2025

Nga studioja e Opinionit, Sali Berisha kishte një thirrje dhe një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
8 Maj, 2025

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa...

Lexo më shumë

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan. E teksa tre ditë...

Lexo më shumë

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
8 Maj, 2025

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com