Aktualitet

Nga pjesëmarrësit tek kandidatët që do flasin, detaje nga fushata e PS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:07 - 25/03/21 |
Opi Nion

Në orën 18:00, në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë do të çelet zyrtarisht fushata elektorale e Partisë Socialiste.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar në fushatat e kaluara elektorale, këtë herë, kushtëzuar nga pandemia e COVID-19, mitingu do të zhvillohet me numër të kufizuar njerëzish. Sipas News24 bëhet me dije se prezent në miting do të jenë vetëm 140 kandidatët e 12 qarqeve të vendit.

 

Mësohet se fillimisht do të flasin në podiumin e ngritur në shesh, drejtuesit politikë të qarqe, e më pas, mitingu do të kulmojë me fjalën e kryesocialistit Edi Rama.

 

Gjithashtu, janë zbuluar detaje edhe se si do të ulen të pranishmit në shesh. Duke qenë se Tirana është qarku më i madh i vendit, 36 kandidatët e saj do të ulen në vendet e fundit.

Sakaq, hapësira e sheshit “Skënderbej”, është rrethuar nga barriera të larta ndaluese, të cilat janë vënë për të ndaluar hyrjen e njerëzve gjatë kësaj ceremonie./Opinion.al

Pas