Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga nesër borë dhe shi, Ja akset rrugore kombëtare problematike

2016/01/14 at 11:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se ditën e nesërme dhe në vazhdim, pritet një përkeqësim i motit, që do të shoqërohet me ulje temperaturash dhe reshje intesive shiu dhe bore.

Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) moti, në të gjithë territorin e vendit, pritet të jetë me reshje shiu dhe bore, të cilat do të shoqërohen me ulje të theksuara të temperaturës.

Për pasojë të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rurale në lartësinë mbi 200 m mbi nivelin e detit, do të preken nga bora dhe ngricat.

Sipas buletinit të IGJEUM, reshjet e borës pritet të nisin nesër në mëngjes, por në lartësi mbi 700m. Një ditë më pas të shtunën, me 16 janar pritet të bjerë sasia më e madhe; në Qendër dhe në Jug mbi 300 m, ndërsa në Veri edhe në 200 m.

Rrethet që pritet të preken nga dëbora deri në fund të ditës së shtunë janë kryesisht në rajonet lindore të vendit, nga veriu në jug.

Ndërkaq reshjet e shiut pritet të jënë në sasinë më të lartë në qarkun e Shkodrës ku mund të shkojnë deri në 90 mm. Njëherësh në disa rreth të tjera si Tirana, Elbasani, Lezha, Kukësi, Dibra mund të shkojnë deri në 45 mm gjatë 24 orëshit.

Për t’u paraprirë situatave të vështira e problematike, MPB ka udhëzuar prefektët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal që të marrin masat e duhura, sidomos në drejtim të mirëmbajtjes së akseve rrugore duke inspektuar gatishmërinë e mjeteve, forcave, si dhe depozitimin e granileve dhe kripës në segmentet problematikë.

Ministria e Brendshme thotë se janë porositur edhe autoritetet vendore që të mbikëqyrin punën e subjekteve të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të koordinojnë veprimet me grupet e ngritura nga prefekti.

Sipas parashikimeve,  akset rrugore që mund të preken nga bora dhe ngricat janë:

1-Shkodër-Koplik-Hani i Hotit; Shkodër-Kelmend;

2-Shkodër-Lezhë-Milot; Vau i Dejës-Pukë;
3-Pukë-Fushë Arrëz; Fushë Arrëz-Qafë Mali;
4-Qafë Mali-Bajram Curri-Valbonë;
5-Qafë Mali-Kukës-Morinë;
6-Bajram Curri- Helçan-Krumë;
5-Krumë-Kukës-Morinë;
6-Rruga e Kombit Milot-Rrëshen-Morinë;
7-Milot-Burrel- Qafë Buall- Bulqizë- Peshkopi-Maqellarë;
8-Peshkopi-Kukës;
9-Peshkopi-Steblevë-Librazhd;
10-Librazhd-Prrenjas-Qafë Thanë;
11-Pogradec- Korçë-Kapshticë;
12-Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik-Tre Urat;
13-Korçë-Voskopojë;
14-Korçë-Dardhë;
15-Korçë-Lozhan-Moglicë-Gramsh;
16-Gramsh-Cërrik-Elbasan;
17-Berat-Poliçan- Çorovodë;
18-Memaliaj-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë;
19-Gjirokastër- Qafë Gjashtë- Sarandë;
20-Vlorë-Llogara-Himarë -Sarandë si dhe të gjitha akset rurale që komunikojnë me këto akse rrugore.

Ju sugjerojmë

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje
Kryesore

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

13 Maj, 2025 9:40 pm
Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!
Kryesore

Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!

13 Maj, 2025 9:35 pm
VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
Politikë

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes

13 Maj, 2025 9:27 pm
PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Kryesore

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

13 Maj, 2025 9:13 pm
Para
Sulmuesi Sebino Plaku kalon tek Skendërbeu

Sulmuesi Sebino Plaku kalon tek Skendërbeu

Njihuni me avokaten seksi të Instagramit

Njihuni me avokaten seksi të Instagramit

Opinion/  Pd, Bylykbashi: Drafti është me hile, duan të emërojmë me shumicë të cilësuar të gjithë gjyqtarët

Bylykbashi:PD nuk e voton këtë draft

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
13 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u bë aktor i një incidenti ditën e sotme në një KZAZ të Tiranës....

Lexo më shumë

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
13 Maj, 2025

Shprehja që shoqëroi kryeministrin Rama në takimet elektorale në qarkun e Dibrës ishte : “4 me 1 s’ka bërë vaki!” Por...

Lexo më shumë

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
13 Maj, 2025

Drejtuesi i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar për herë të parë lidhur me rezultatin e...

Lexo më shumë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
13 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com