Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Nga mosha 13-vjeçare jetoj pa familjen’, rrëfehet Albana Osmani

2018/09/10 at 8:44 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
‘Nga mosha 13-vjeçare jetoj pa familjen’, rrëfehet Albana Osmani

Ajo është padiskutim një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe njëkohësisht shumë e dashur për publikun. Prej vitesh e kemi parë duke moderuar emisione të ndryshme dhe së fundmi ka qenë shumë e angazhuar me fushatën e saj “Ti je një luledielli”.


Por siç duket Albana na ka mbajtur shumë “të fshehta” të cilat i ka zbuluar për herë të parë për “RevistaWho”.

Ja cilat janë ato:

Shkruaj dhe pikturoj me të dyja duart njësoj.

Kam pjesën e stomakut-barkun me six pack pa bërë kurrë muskuj barku.

Kam që në moshën 13-vjeçare që jetoj pa familjen, por ata janë gjithçka kam të shtrenjtë.

Kam shumë shkrime që nuk i kam botuar kurrë, kryesisht filozofi dhe studime mbi shoqërinë të përkthyera në novela dhe përshkrime.

Çdo gjë të madhe që më ndodh ta krijoj më pas në art apo çdo gjë në krijimtari e shoh në ëndërr. Dhe pse nuk jam fare supersticioze.

Jam e obsesionuar pas artikulimit të saktë, të qartë të çdo gërme. Nëse dikush nuk artikulon mirë përpiqem ta korrigjoj aq sa bëhem e bezdisshme. Nëse nuk korrigjohet dua ta takoj atë person vetëm nëpër festa të fundvitit (buzëqesh).

Familja donte që të bëhesha mjeke pasi isha një fëmijë që mësova të shkruaj dhe të lexoj që në moshën 5-vjeçare. Ndërkohë në moshën 12-vjeçare më bëri reaksion penicilina dhe unë vazhdova studimet për arte, siç doja më shumë. Penicilina më shpëtoi nga ëndrra prindërore.

Kur vërtet më pëlqen një djalë jam shumë e ndrojtur. Ky emocion deri më sot më ka kapluar vetëm një herë para “100 vitesh”, siç duket jam një e pacipë në kërkim të atij që do më lërë pa fjalë përsëri. Pra, në të vërtet jam e ndrojtur kur më pëlqen një djalë. Iki me vrap (qesh).

I dua shumë kafshët. Nganjëherë dua t’i puth të gjithë ‘qenushat’ që shoh rrugëve të vetëm. Më duket sikur me thonë ‘hej çkemi dukesh bukur çdo ditë’ dhe kur unë nuk ndjehem dhe aq mirë. E thënë shkurt i dua. Vetëm se dua të jenë të vaksinuar para se t’i puth (buzëqesh).

E dua ushqimin dhe ushqehem sa për dy vetë në një vakt.

Ka shumë raste që ndaloj në rrugë, diku ku nuk më sheh njeri dhe studioj çdo gjë për minuta të tëra. Një gur, një zonjë, një çift, nje zotëri të moshuar me një bluzë të kuqe, një xhaketë të kombinuar keq në trupin e një vajze. Kjo më shijon. E bëj shpesh.

Kam qëndruar 3 muaj pa dalë nga shtëpia duke pikturuar ditë-natë, aq sa nuk e dija në çfarë viti isha. Një botë terapie më vete, ndaj dukem kaq e re (qesh).

Në një pjesë të kohës jetoj në botën që kam parë përherë me “sytë e lumturisë”, shpesh hyj në shtëpinë time 100 m2 dhe ndjej sikur një fllad i lehtë më përkëdhel nga dritaret e një kështjelle, e cila është e gjitha në botën time. Pra, në botën time jetoj në një kështjellë.

Kam frikë lartësitë, aq sa edhe nëse shikoj dikë në kushte të tilla, qoftë dhe në një video më duket sikur më merren mendtë.

 

Mund të vrapoj me taka. Pra vërtet të vrapoj. Nuk e kam problem këtë gjë.

Fëmija e parë i familjes sime quhej Albana gjithashtu. Ajo nuk jetoi më shumë se 3 muaj, iku në qiell. Gjithmonë kam ndjerë dhe besuar se shtuar jetës sime kam dhe jetën e saj.

Kam 8 tatuazhe – 6 janë sekret.

Besoj se lumturia është të japësh pa pritur asgjë në kthim. Mbase dashuri pa kushte.

Ëndërroj që në citylight-et në gjithë kryeqyetet e botës të shoh logon e Fondacionit ‘You are a Sunfloëer’. E gjitha bota në mbështetjen e fëmijëve së pari nisur nga ata shqiptarë. Në fakt një ditë kjo do ndodhë ose une jam e “çmendur”.

Fle përherë e veshur, pra me pizhama.

Unë kam lindur duke qeshur dhe jo duke qarë. Mbase ngaqë mjeket menduan se isha pa ndjenja kur erdha në jetë, pasi qe lindje e vështirë. Më pas nuk po përmendesha, deri sa belbëzova një buzëqeshje. Deri në atë moment mjekët menduan se nuk isha gjallë. Ende edhe sot qesh me doktorët!

Pi gjithmonë dy kafe express njëra pas tjetrës, nuk e marr kurrë një dopio. Këtë s’e kuptoj as vetë përse e bëj.

Nuk pi alkool. Jam intolerante ndaj alkoolit. Nëse më shikoni duke pirë një gotë, dijeni që po i bëj qejfin dikujt kot.

Kam lindur me një nishan në anën e majtë poshtë brinjëve në formën e një luledielli. Kur isha e vogël i vizatoja bishtin dhe në plazh u thoja njerëzve ‘do një lule’… Siç duket u rrita për të bërë diçka të vogël në lidhje me lulen në jetë.

Kam bërë një herë audicion për të drejtuar lajmet dhe më thanë që je më e bukur se ç’duhet për një edicion informativ.

Etiketa: Albana Osmanirrëfehettregon te fshehtat


Ju sugjerojmë

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi
InstaBIZ

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi

11 Korrik, 2025 6:37 pm
U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër
InstaBIZ

U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër

10 Korrik, 2025 7:20 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos
InstaBIZ

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos

28 Qershor, 2025 5:16 pm
Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham
InstaBIZ

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

28 Qershor, 2025 4:18 pm
900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren
InstaBIZ

900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren

28 Qershor, 2025 3:50 pm
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
Para
Po vjen Shën Valentini dhe jeni vetëm? Ja ku të shkoni për të mos u stresuar

Disa arsye pse duhet të kryeni marrëdhënie para se të martoheni

Video: Si kalohen produktet pa kontroll në pikat doganore

Video: Si kalohen produktet pa kontroll në pikat doganore

43-vjeçarja përfundon në shtrat me aktorin 13 vite më të vogël

43-vjeçarja përfundon në shtrat me aktorin 13 vite më të vogël
















TE FUNDIT

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
15 Korrik, 2025

Kushtet aktuale të punës dhe krijimi i një mjedisi të sigurt e profesional për punonjësit e medias audiovizive ishin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com