Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga më të pasurit te më të varfrit, ja ku renditet Shqipëria për sa i përket fuqisë blerëse

2017/05/29 at 4:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga më të pasurit te më të varfrit, ja ku renditet Shqipëria për sa i përket fuqisë blerëse

A e dini cilat janë shtetet më të pasura dhe më të varfra, ku paraja ka më shumë vlerë, dhe ku renditet Shqipëria?


Për të renditur vendet më të pasura dhe më të varfra për 2016-n, “Global Finance” ka marrë në konsideratë Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, i rregulluar me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Bazuar mbi këtë tregues të rregulluar, PBB- fuqi blerëse, Shqipëria renditet e 98-a në botë në listën e shteteve më të pasura dhe më të varfra. Në rajon renditemi vetëm para Bosnjës, ndërsa Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë përkatësisht të renditura në vendin e 75-të, 88 dhe 90.

Çfarë nënkupton për një shtet të qenët i pasur?

Çfarë nënkuptojmë kur përdorim terma si vende të pasura apo vende të varfra? Nëse marrim në konsideratë vetëm Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), vlera totale e të mirave dhe shërbimeve e secilit vend, atëherë vendet më të pasura në botë do të ishin sipas radhës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Gjermania, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë kjo renditje nuk na tregon asgjë për kushtet relative të jetesës.

Njëjtë, pesë vendet më të varfra sipas PBB-së janë Tuvalu, Nauru, Kiribati, Ishujt Marshall dhe Palau. Këto vende kanë shumë pak prodhim vjetor kryesisht sepse janë shumë të vogla, një pikë e vogël e Oqeanit Paqësor në hartën botërore. Përsëri, shifrat agregate nuk na tregojnë asgjë për kushtet e jetesës.

Një pikturë më e qartë e kushteve të jetesës bëhet duke ndarë Prodhimin e Brendshëm me numrin e njerëzve të një shteti, pra duke marrë në konsideratë PBB-në për frymë. PBB-ja për frymë tregon diçka më shumë se sa pasuri mund të ketë në dispozicion për secilin individ. Por përsëri PBB-ja për frymë nuk përfshin luhatjet e monedhës, apo kosto të ndryshme të sendeve  të nevojshme, si ushqim, rroba dhe banesë. Për të ditur nëse qytetarët e një shteti janë të pasur, ne duhet të dimë se mund të blejnë ata. Prandaj në këtë renditje është marrë në konsideratë fuqia blerëse.

Tabela me renditjen e vendeve më të pasura dhe të varfra për 2016-n ka përdorur të dhënat e FMN-së, rregulluar me paritetin e fuqisë blerëse. PBB-ja me paritetin e fuqisë blerëse e bëjnë më të saktë krahasimin e standardeve të jetesës, pasi pariteti i fuqisë blerëse merr në shqyrtim kostot e jetesës dhe normën e inflacionit. Ky është matësi që ekonomistët preferojnë të përdorin për të krahasuar kushtet e jetesës dhe ekonominë e shteteve.

Duke marrë në konsideratë vetëm të ardhurat për frymë sipas të dhënave të FMN-së, Shqipëria renditej e 106-a në botë./Revista Monitor

Etiketa: shqiperia


Ju sugjerojmë

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…
Kryesore

Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…

5 Qershor, 2026 6:37 pm
Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE
Bota

Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

5 Qershor, 2026 6:23 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump investon 700 milionë dollarë në termocentralet me qymyr

5 Qershor, 2026 4:22 pm
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës?
Sport

Sa vlen fitorja e Kupës së Botës?

5 Qershor, 2026 4:19 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

38-vjeçari tentoi t’i merrte armën e shërbimit efektivit, zbardhet ngjarja në Tiranë

5 Qershor, 2026 4:13 pm
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit

5 Qershor, 2026 3:35 pm
Dhuna në Zvërnec, arrest me burg për dy rojet private
Kronikë

Dhuna në Zvërnec, arrest me burg për dy rojet private

5 Qershor, 2026 3:31 pm
Para
E pazakontë/3 gra përdhunojnë një djalë 23 vjeçar  për 3 ditë

E pazakontë/3 gra përdhunojnë një djalë 23 vjeçar për 3 ditë

Të gjithë donin 1 vend të sigurt në parlament, ikin nga lista e PD ballistë e legalistë

Të gjithë donin 1 vend të sigurt në parlament, ikin nga lista e PD ballistë e legalistë

Ministri i Drejtësisë çon për ndjekje drejtorin e burgut: U përfshi në fushatë

Ministri i Drejtësisë çon për ndjekje drejtorin e burgut: U përfshi në fushatë
















TE FUNDIT

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
5 Qershor, 2026

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që mbante megafonin lajmëroi qytetarët se...

Lexo më shumë

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
5 Qershor, 2026

Sot është e gjashta ditë që qytetarët kanë mbushur plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në duar qytetarët mbanin pankarta që...

Lexo më shumë

Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…

Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…
5 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Pallatin e Kulturës me banorë të Zvërnecit dhe Nartës, ku një prej qytetarëve...

Lexo më shumë

Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE
5 Qershor, 2026

Zgjerimi i Bashkimit Europian mbetet një proces i bazuar në meritë theksoi kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}