Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Mbretëresha e Anglisë tek Hitleri, ja diktatorët më të egër në botë

2016/01/02 at 6:37 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Nga Mbretëresha e Anglisë tek Hitleri, ja diktatorët më të egër në botë

Një fjalë e urtë thotë, “Heroi i njërit është tiran i tjetrit ”.
Por, përderisa ne mund të argumentojmë vlefshmërinë dhe
virtytin e agjendave të caktuara politike, metodat e pashpirta
me të cilat disa liderë i arrijnë qëllimet e tyre nuk ia vlejnë të
interpretohen.
Pas të gjithave, pa marrë parasysh se si një historian
përpiqet ta tjerr atë, duke urdhëruar që të ndërtohet një kullë
nga njerëzit e gjallë të grumbulluar dhe betonuar së bashku
me tulla dhe llaç është mjaft brutale.
Business Insider sjell një listë të liderëve më të
pamëshirshëm të të gjitha kohërave, duke përfshirë burrat
dhe gratë të cilët praktikuan taktikat e pamëshirshme për të
arritur agjendat e tyre politike dhe ushtarake.
Qin Shi Huang
Sundoi në vitet 247 – 210 para Krishtit
Qin, i quajtur edhe si Qin Shihuangdi, bashkoi Kinën në vitin 221 para Krishtit dhe është emëruar si perandori i parë i
dinastisë Qin. Ai ishte i njohur si vrasës i dijetarëve, me idetë e të cilëve nuk pajtohej, dhe ishte i njohur për djegien e
librave “kritikë ”.
Gjatë sundimit të tij, ai urdhëroi ndërtimin e një muri të madh (përafërsisht i njëjtë sikurse Muri i Madh Kinez), dhe
ndërtimin e një mauzole të madhe e cila përfshin më shumë se 6 mijë figura të ushtarëve.
Gaius Juius Caesar Augustus Germanicus, “Caligula ”
Sundoi në vitet 37-41 pas Krishtit
Caligula ishte shumë i famshëm në fillim, sepse ka liruar qytetarët të cilët ishin të burgosur padrejtësisht dhe ka ulur
taksat nga shitjet. Por, pastaj ai është sëmurë dhe nuk ka qenë më i njëjti asnjëherë.
Ai ka eliminuar rivalët e tij politikanë, duke detyruar prindërit e tyre të shikojnë ekzekutimin, dhe veten e shpalli si Zot i
gjallë, transmeton Koha.net. Sipas historianit romak Suetonius, Caligula kishte marrëdhënie seksuale me motrat e tij
dhe shërbimet e tyre i ka shitur tek burrat e tjerë. Ai ka përdhunuar dhe ka vrarë shumë njerëz, dhe kalin e tij e bëri prift.
Në fund ai është sulmuar me thikë 30 herë nga një grup i gardianëve.
Genghis Khan
Sundoi në vitet 1206 – 1227
Babi i Khanit ishte helmuar për vdekje kur ai ishte vetëm 9 vjeç dhe ai adoleshencën e ka kaluar si një skllav. Pastaj ai
bashkoi fiset mongole dhe është nisur për të pushtuar një pjesë të madhe të Azisë Qendrore dhe të Kinës.
Stili i tij është i karakterizuar si brutal, ndërsa historianët thonë se ai ka masakruar në masë të madhe njerëzit civil. Njëri
nga shembujt më të dukshëm ishte kur ai masakroi aristokratët e Perandorisë së Khëarezmit, duke ekzekutuar klasën
politike, ndërsa punëtorët e pakualifikuar i mori dhe i përdori si mburoja njerëzore.
Vlad III, Princi i Vllahisë, “Vlad Drăculea ”ose “Vlad Pushtuesi ”
Sundoi në vitet 1448; 1456-1462; 1476
Kur Vlad III është bërë sundimtar i principatës së Vllahisë, ky rajon ishte në rrëmujë për shkak të armiqësive të mëdha.
Sipas tregimeve, Vladi ftoi të gjithë rivalët e tij në një banket, ku ai i ka therur dhe i ka ngulitur në shtyllë që të gjithë.
Ngulitja në shtyllë ishte metoda e tij e preferuar e torturës.
Edhe pse është e vështirë të përcaktohet nëse kjo histori është e vërtetë, ajo e karakterizon sundimin e Vladit: Ai u
përpoq që të sjellë stabilitet dhe rregull në Vllahi përmes metodave tejet të pamëshirshme.
Mbretëresha Mary I, e njohur edhe si Mbretëresha e Përgjakur
Sundoi në vitet 1553-1558.
Fëmijë i vetëm i famëkeqit Mbreti Henri VIII dhe Catherine nga Aragoni, Mary I është bërë mbretëresha e Anglisë në vitin
1553 dhe menjëherë ka rikthyer katolicizmin (pasi sundimtarët e mëparshëm kanë përkrahur protestantizmin) si fenë
kryesore, si dhe është martuar me Filipin II të Spanjës – katolik.
Pas disa viteve, qindra protestantë u dogjën dhe për këtë ajo fitoi pseudonimin “Mbretëresha e Përgjakur ”.
Kontesha Elizabeth Báthory de Ecsed, e njohur si “Kontesha e Gjakut ”
Periudha e vrasjeve: 1590 – 1610
Kontesha ka joshur vajzat të reja fshatare në kështjellën e saj, duke u premtuar atyre vende pune si shërbëtore para se
ti torturojë brutalisht deri në vdekje. Thuhet se ajo ka torturuar dhe ka vrarë më shumë se 600 vajza, edhe pse numri
real ka të ngjarë të jetë shumë më i ulët.
Metodat e saj të torturës ishin vendosja e gjilpërës nën thonjtë e gishtave, lyerja e vajzave me mjaltë para se t ’i lëshojë
bletët në ta, duke kafshuar copa të mëdha të mishit të vajzave, dhe metoda e saj më e lavdishme ishte bërja e banjës
me gjakun e vajzave të virgjëra në mënyrë që të qëndrojë e re dhe e bukur.
Mehmet Talat Pasha
Sundoi në vitet 1913 – 1918
Historianët besojnë se Talat Pasha ishte figura kryesore në gjenocidin armen. Si Ministër i Brendshëm, thuhet se ai
ishte përgjegjës për dëbimin dhe vdekjen e më shumë se 600 mijë armenëve.
Ai është vrarë në Berlin në vitin 1921 nga një armen. Thuhet se Adolf Hitler ka dërguar trupin e tij prapa në Stamboll në
vitin 1943, duke shpresuar që edhe Turqia t ’i bashkohet aleancës mes Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Japonisë në
Luftën e Dytë Botërore.
Vladimir Lenin
Sundori në vitet 1917 – 1924
Në vitin 1917, Lenini udhëhoqi Revolucionin e Tetorit për të rrëzuar qeverinë e përkohshme. Kjo luftë ka zgjatur rreth tre
vjet dhe bolshevikët erdhën në krye të vendit të cilin edhe e udhëhoqën.
“Gjatë kësaj periudhe të revolucionit, luftës dhe urisë, Lenini ka demonstruar një mospërfillje trishtuese për vuajtjet e
bashkatdhetarëve të tij dhe shpartalloi opozitën në mënyrë të pamëshirshme ”, ka raportuar BBC.
Benito Mussolini
Sundoi në vitet 1922 – 1943
Pas ikjes nga shërbimi ushtarak, Mussolini themeloi Partinë Fashiste të Italisë, e cila ishte mbështetur nga veteranët e
zhgënjyer të luftës, dhe i organizoi ata në një njësi të dhunshme të quajtur Këmishëzinjtë. Ai filloi të shpërbëjë
institucionet demokratike të qeverisë dhe në vitin 1925 ai është bërë “Il Duce ”apo “lideri ”i Italisë.
I mbijetuar nga disa tentativa për vrasje, Mussolini njëherë ka thënë: “Nëse unë përparoj, më ndiqni. Nëse unë
tërhiqem, më vrisni. Nëse unë vdes, më hakmerreni… ”.
Në vitin 1936, Mussolini formoi një aleancë me liderin nazist Adolf Hitler, në të cilën ai paraqiti politikat anti-semite në
Itali. Në prill të vitit 1945, i rrëzuar nga pushteti, Mussolini u përpoq që të largohet nga vendi, por u qëllua dhe u vra nga
anit-fashistët të cilët pastaj e kanë varur me kokë poshtë në sheshin e Milanit.
Joseph Stalin
Sundoi në vitet 1922 – 1953
Stalini detyroi industrializimin e shpejtë dhe kolektivizimin në vitet 1930, që përkoi me uri masive, duke përfshirë
Holodomorin në Ukrainë, me burgim të miliona njerëzve në kampet e punës në Gulag, dhe me “spastrim të madh ”të
inteligjencës, qeverisë, si dhe të forcave të armatosura.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, djali i tij, Yakov, është kapur nga ushtria gjermane. Gjermanët propozuan një
marrëveshje, Yakovin për Paulusin, marshalli fushor, i cili u kap pas betejës së Stalingradit, transmeton Koha.net. Por,
Stalini refuzoi këtë marrëveshje, duke thënë se kurrë nuk do të bëjë tregti një marshall fushor për një ushtar të rregullt.
Adolf Hitler
Sundoi në vitet 1933 – 1945
Në fund të vitit 1941, Rajhu i Tretë i Hitlerit përfshiu pothuajse çdo shtet në Evropë dhe një pjesë të madhe të Afrikës
Veriore.
Ai gjithashtu ka hartuar një plan për të krijuar ideologjinë e tij “mjeshtër i racës ”duke eliminuar çifutët, sllavët, ciganët,
homoseksualët, dhe kundërshtarët politikë, duke i dërguar me forcë në kampet e përqendrimit, ku aty torturoheshin dhe
punonin deri në vdekje.
Sipas disa raporteve, nazistët qëllimisht kanë vrarë rreth 11 milionë njerëz nën regjimin e Hitlerit. Pasi mësoi se forcat
sovjetike ishin afruar në Berlin, Hitleri dhe gruaja e tij kanë bërë vetëvrasje në bunkerin e tij, Führerbunker./Tema




Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Seks në 31 Dhjetor ? Ja pozicionet që e kthejnë në kryevepër

A ka ardhur koha t'ju themi 'stop' ketyre gabimeve ne dashuri?

Seti i fotove “Uji”, shihni botën në 3 D

Seti i fotove "Uji", shihni botën në 3 D

Ja cilat janë shenjat më me fat të horoskopit për 2016

Ja cilat janë shenjat më me fat të horoskopit për 2016

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com