Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

2025/06/24 at 7:36 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

Ngritja e një muri ka qenë për shekuj me radhë metoda më efektive për t’i rezistuar sulmeve dhe pushtimeve dhe për të parandaluar arratisjet. Nga romakët e lashtë te kinezët, nga Berlini në Jerusalem, po ju sjellim disa nga barrierat midis popujve.


Më i vjetri: 270 km

Shembulli më i hershëm i një muri mbrojtës vjen nga Mesopotamia. Dinastia e tretë sumeriane e Urit, në fund të mijëvjeçarit të 3-të para Krishtit, ndërtoi një mur midis lumenjve Tigër dhe Eufrat në atë që tani është Iraku për t’iu kundërvënë pushtimeve nga veriu të amorejve nomadë. Shu-Sin (në fronin e Urit midis viteve 2037 dhe 2029 para Krishtit) ngriti një linjë fortifikimesh 270 km të gjatë, në veri të Babilonisë. Ishte një dështim, pasi amorejtë kaluan gjithsesi.

Muri i Madh i Kinës: 8,852 km

Ideja e një muri për të mbajtur jashtë paraardhësit nomadë të hunëve dhe mongolëve mund të gjurmohet që nga planet ambicioze të perandorit të parë të Kinës: Qin Shi Huang, i cili mbretëroi nga viti 229 deri në vitin 221 para Krishtit. Por disa seksione datojnë disa shekuj më parë, ndërsa pjesa më e madhe e ndërtimit aktual i detyrohet dinastisë Ming (1368-1662). Emri kinez Wanli changcheng do të thotë “Muri i Madh prej 10,000 li (një njësi matëse që korrespondon me 500 metra)”, por barriera është 8,850 km e gjatë: 360 km llogore dhe 2,230 barriera natyrore të ndërthurura me rreth 6 mijë km mure deri në dhjetë metra të trasha, të ndërthurur nga kulla masive vrojtimi.

Muri i Adrianit: 117 km

Kur Perandoria Romake arriti kulmin e zgjerimit të saj, u ndërtua Muri i Adrianit. Perandori e ndërtoi atë midis viteve 122 dhe 127 midis Anglisë dhe Skocisë për të kufizuar pushtimet e fiseve skoceze (veçanërisht të Piktëve). Me një gjatësi prej 117 km, nga lumi Tyne deri në Gjirin e Solëay, ai përfshinte një mur 3 metra të trashë dhe 4 deri në 5 metra të lartë, si dhe një hendek të mbushur me kunja të mprehta. Perimetri i tij ishte i mbushur me 14 fortesa ndihmëse, 80 fortesa ngjitur me portat dhe 158 kulla vrojtimi.

Barriera Koreane: 246 km

Gadishulli Korean është i ndarë në dy pjesë në paralelin e 38-të. Një kufi i armatosur, i vulosur në vitin 1953, pas Luftës Koreane, përgjatë 246 km të tij. Në veri, një diktaturë me frymëzim komunist, në jug një vend i pasur me histori dhe një kulturë mijëvjeçare, sot i famshëm për K-pop-in. Në mes, një zonë e demilitarizuar me gjerësi 4 km, në qendër të së cilës ka edhe një sallë për bisedime diplomatike me një tavolinë mbi të cilën kalon ajo vijë kufitare tani historike, një mur i padukshëm i shënuar vetëm nga një rresht mikrofonash, por i pakapërcyeshëm.

Muri i Berlinit: 155 km

Më 9 nëntor 1989, rënia e Murit të Berlinit shënoi fundin e Luftës së Ftohtë. Muri u shkatërrua po aq shpejt sa ishte ndërtuar. Në orën 1:05 të mëngjesit të dielën, më 13 gusht 1961, dritat rreth Portës së Brandenburgut në Berlin u fikën. Mbi 10,000 ushtarë të Gjermanisë Lindore zunë pozicione përgjatë vijës që e kishte ndarë qytetin në dy zona ndikimi që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore , njëra amerikane dhe tjetra sovjetike. Në orën 1:54 të mëngjesit, metrotë që vinin nga Perëndimi u ndaluan dhe u kthyen mbrapsht. Nga 81 kalimet rrugore, vetëm 12 mbetën të kalueshme, ndërsa të tjerat u bllokuan nga tela me gjemba dhe ushtarë.

Më 15 gusht, teli me gjemba u zëvendësua me beton. Lindi Muri par excellence. Ai rrethoi plotësisht Berlinin Perëndimor, një enklavë perëndimore në territorin e Republikës Demokratike Gjermane. Të mbyllur në një komb të shndërruar në burg, gjermano-lindorët jetuan 28 vjet duke u përpjekur të gjenin një mënyrë për t’u arratisur. Një mijë vdiqën në përpjekje, mbi 200 vetëm në Berlin, shkruan A2 CNN.

Barriera ndarëse izraelite: 730 km

Që nga viti 2004, qeveria e Tel Avivit në Izrael, ka filluar ndërtimin e një barriere që kishte për qëllim mbrojtjen nga infiltrimi i terroristëve. Mbi 700 km ndarje, shumë e kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, sepse ka izoluar shumë vende, duke i penguar palestinezët të lëvizin lirisht dhe për këtë arsye të punojnë. Për pjesë të gjata është një mur betoni 3 metra i lartë, me barriera me tela me gjemba, kamera, sensorë, rërë për të zbuluar gjurmët e këmbëve dhe kanale antitank.

Muri i Trumpit: 727 km

Është një zgjatim i murit të Tijuanës midis SHBA-së dhe Meksikës, i ndërtuar që nga viti 1993, 7 metra i lartë dhe 1,200 km i gjatë, të cilin çdo vit mijëra meksikanë përpiqen ta kalojnë për të arritur në SHBA. I ndërtuar për të ndaluar emigracionin e paligjshëm, ai shkakton viktima çdo vit.



Ju sugjerojmë

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë
Kronikë

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë

29 Shtator, 2025 10:04 am
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese

29 Shtator, 2025 8:58 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky: Rusia po përdor anije cisterna për të lëshuar dhe operuar dronë në Evropë

29 Shtator, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Shtator, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Shtator, 2025 8:22 am
Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
Bota

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

28 Shtator, 2025 10:06 pm
Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
Bota

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

28 Shtator, 2025 9:33 pm
Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
Aktualitet

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

28 Shtator, 2025 8:53 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

28 Shtator, 2025 8:01 pm
Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
Bota

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

28 Shtator, 2025 6:26 pm
Para
“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore

"Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore

Vjen i nxehti përvëlues

Vjen i nxehti përvëlues

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike
















TE FUNDIT

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë
29 Shtator, 2025

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në zonën e Fushë-Krujës mëngjesin e sotëm. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në...

Lexo më shumë

Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
29 Shtator, 2025

Erion Veliaj, i cili u shkarkua më 25 shtator nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka ankimuar vendimin...

Lexo më shumë

Zelensky: Rusia po përdor anije cisterna për të lëshuar dhe operuar dronë në Evropë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
29 Shtator, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pretenduar se Rusia po përdor anije cisterna, për të lëshuar dhe operuar dronë kundër vendeve...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
29 Shtator, 2025

Pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke bërë që në vendin tonë  vranësirat të jenë prezente që në orët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com