Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Kuvendi deputetet Gjonaj dhe Gjylameti në mbrojtje të Veliajt: Lënia e bashkisë pa kryetar e padrejtë, duhet të zbatohen standarde!

2025/02/17 at 12:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga Kuvendi deputetet Gjonaj dhe Gjylameti në mbrojtje të Veliajt: Lënia e bashkisë pa kryetar e padrejtë, duhet të zbatohen standarde!

Deputet e Partisë Socialiste në Tiranë, Etilda Gjonaj dhe Blerina Gjylameti gjatë fjalës së tyre në Kuvend kanë komentuar rastin e arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjonaj tha për të cilin tha se ndalimi i tij tre muaj para zgjedhjeve është krejtësisht e padrejtë.

“Ndjej keqardhjen e madhe që Erion Veliaj dhe familja e tij, gjenden në këtë situatë sot. Nga një anë mes një përbaltjeje dhe njollosje të dinjitetit të figurës së tij dhe të familjes së tij në mënyrë të padrejtë dhe të padenjë. Dhe nga ana tjetër me një betejë që duhet të bëjë me drejtësinë për të vërtetën e tij. Si deputete e Tiranës, ashtu si edhe shumë kolegë të mitë, mendoj se burgosja e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit dhe lënia e qytetarëve të Tiranës pa kryetarin e tyre të zgjedhur me votën e qytetarëve, 3 muaj para zgjedhjeve, kur është ende person nën hetim është e padrejtë.

Masa e sigurisë arrest me burg, s’mund të jetë në disproporcionalitet me atë që është në të mirën publike dhe që prish balancat e kryeqytetit normal. Të një kryeqyteti që duhet të ofrojë me mijëra shërbime ditore për qytetarët e tij. S’mund të jetë në disproporcionalitet me të mirën dhe interesin më të lartë të një fëmije, që ta vendosë në kushtet për të mos patur përkujdesjen e një prindi.

Kam qenë gjithmonë edhe si njeri i fushës, për një politikë penale që nuk i shërben vetëm për represion dhe nuk më bëhet qejfi për askënd që arrestohet, por ka ardhur koha që të ndërtojmë të gjithë bashkë, një politikë penale që i shërben në radhë të parë një shoqërie të shëndetshme”, nënvizoi ish-ministrja e Drejtësisë.

“Në një shtet demokratik, në shtet ligjor, në shtet të së drejtës çdo njeriu i prezumohet pafajësia deri në momentin që vërtetohet e kundërta. Nëse sot për Erionin flasim, jo vetëm si një mik se është një mik shumë i mirë, i imi, i çdo socialisti dhe si deputete e Tiranës e them me gojën plot që nuk është gjëja e duhur të ndërpresësh kontratën e një kryetari të Bashkisë në mes të lojës, pa pasur një proces dhe pa marrë formën e prerë të vendimit që është i fajshëm”, deklaroi Gjylameti.

Ajo theksoi se nuk është çështja e mbrojtjes së një individi, por respektimit të standardeve të drejtësisë për të gjithë.

“Duhet të zbatohen standarde, si për Erionin dhe për çdokënd, por nuk mund të ndërpritet një kontratë në mes, sepse në fund të ditës është i votuar, i zgjedhur dhe ka disa standarde të drejtësisë që duhet të zbatohen. Ka disa procedura që duhet të zbatohen”, shtoi deputetja socialiste.

Ju sugjerojmë

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
Rajoni

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

13 Shtator, 2025 6:01 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

13 Shtator, 2025 5:19 pm
Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake
Bota

Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake

13 Shtator, 2025 5:06 pm
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës

13 Shtator, 2025 4:43 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump kushte për NATO-n: Mos blini naftë ruse

13 Shtator, 2025 4:07 pm
BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore
Rajoni

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore

13 Shtator, 2025 3:58 pm
FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm
Sport

FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm

13 Shtator, 2025 3:36 pm
Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale

13 Shtator, 2025 3:16 pm
Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha
Life Style

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha

13 Shtator, 2025 3:02 pm
Lufta në Gaza,universitetet botërore ndërpresin bashkëpunimin me akademinë izraelite
Bota

Lufta në Gaza,universitetet botërore ndërpresin bashkëpunimin me akademinë izraelite

13 Shtator, 2025 2:45 pm
Para
Del para gjykatës portugezi i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj 

Dyshohet se ka abuzuar me të miturën, zbardhet dëshmia e 13-vjeçares: Kemi kryer marrëdhënie prej 1 viti, më prezantonte... 

E mbështet shkrirjen e SPAK? Kryemadhi: Nuk u krijua për luftë politike! Ky institucion ka abortuar që në lindje 

E mbështet shkrirjen e SPAK? Kryemadhi: Nuk u krijua për luftë politike! Ky institucion ka abortuar që në lindje 

VIDEO/ Ajola Xoxa del nga SPAK, hesht para gazetarëve

“Nuk jam kukulla 800 mijë Euroshe”/ Ajola Xoxa reagon për herë të parë: Çështjen do ta çoj deri në Gjykatën e Strasburgut!

TE FUNDIT

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
13 Shtator, 2025

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarjet e asaj kohe,...

Lexo më shumë

Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
13 Shtator, 2025

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e Shkodrës, ku janë asgjësuar 9 mije e 317 bimë narkotike kanabis...

Lexo më shumë

Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake

Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake
13 Shtator, 2025

A mos vallë Europa shpenzon tashmë mjaftueshëm për mbrojtjen, më shumë se Rusia, dhe prandaj nuk është e nevojshme që...

Lexo më shumë

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
13 Shtator, 2025

Ushtria izraelite tha se më shumë se 250.000 persona janë larguar nga Qyteti i Gazës për në pjesë të tjera...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com