Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga arresti i shtëpisë Berisha thërret protestë para Parlamentit: Të enjten të kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira 

2024/06/03 at 2:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga arresti i shtëpisë Berisha thërret protestë para Parlamentit: Të enjten të kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira 

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi protestë para Parlamentit këtë të enjte, për të kërkuar largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë. 


Nëpërmjet një videoje live nga banesa e tij ku është në arrest shtëpie, Berisha u bëri thirrje mbështetësve të mblidhen masivisht jashtë Kuvendit, në orën 11:00. Kërkesat janë dorëheqja e kryeministrit, krijimi i një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme. 

Ish-kryeministri njoftoi protestën një ditë pas publikimit të pjesës tjetër të investigimit të RAI 3 për “politikanët e përfshirë në krim”. Berisha akuzoi Ramën se ka krijuar një ‘narkoshtet’ që po u merr pasuritë shqiptarëve dhe po i detyron të largohen nga Shqipëria. 

“Këta janë mafiozët në pushtet. Është ky narkoshtet që ne denoncuam para jush me forcën më të madhe dhe në opinionin publik botëror, që me vendimin e kanabizimit të Shqipërisë, që dikton çdo ligj, çdo kod, çdo rregull. Është ky narkoshtet që me fuqinë e tij ndërmori agresionin më të pashembullt ndaj shqiptarëve, i zboi ata si kurrë në histori nga vatrat e tyre. Është ky shtet i krimit dhe mafias, që nuk njeh norma, ligje, kushtetutë. Që mobilizon mafian ndërkombëtare në një sulm të pashembullt për shkatërrimin e opozitës shqiptare si zëdhënëse e vetme e qytetarëve të ndershëm shqiptarë. Është ky narkoshtet me në krye Ramën, që po ndan me familjarët e vet fondet dhe pasuritë publike të shqiptarëve. Ahmetaj është dëshmitar okular, që i ka parë në zyra Pëllumb Gjokën, Troplinët, Avdylët, Rraja, Dervishët, Çelën, duke marrë urdhra kundër opozitës. Bajrat morën urdhra për vjedhjen e votave. 

Në mënyrë të përsëritur, kemi denoncuar dyshimet shumë të mëdha që ekzistojnë në përdorimin e Ismailit, avionit taksi të Ramës për transportin me baule diplomatike të ngarkesave të mëdha të narkoeurove dhe kokainës. Jemi në një narkoshtet që me tentakulat e tij ka zhdukur votën e lirë, po plaçket pasuritë e shqiptarëve. 

Kjo ishte vetëm maja e ajsbergut të narkoshtetit shqiptar, se nëse do të njiheshit me dosjet e 7 familjeve mafioze që u larguan nga vendi pa u hyrë ferra në këmbë, nëse do njiheshit me dosjen McGonigal, e mafias që me Ramën vepron kundër shqiptarëve, do të kuptonit që ajo që keni dëgjuar është vetëm 1% e asaj që ju kërcënon qenien tuaj, fëmijët tuaj, pasuritë tuaja. 

Ju bëj thirrje, të enjten, në orën 11:00 të grumbullohemi para parlamentit të krimit për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të narkoshtetit shqiptar Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Beteja jonë është betejë për jetë a vdekje për të ardhmen tonë. Ju ftojmë të lini çdo gjë, të mblidhemi para Parlamentit. O sot o kurrë, fitore”,-tha Berisha. 



Ju sugjerojmë

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
Aktualitet

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

22 Qershor, 2026 8:11 am
Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…
Aktualitet

Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…

22 Qershor, 2026 8:07 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

22 Qershor, 2026 8:05 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

22 Qershor, 2026 8:04 am
“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Para
Plagoset me sende të forta një person në Shkodër, dërgohet në spital me dëmtime të rënda  

Plagoset me sende të forta një person në Shkodër, dërgohet në spital me dëmtime të rënda  

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK, Prokuroria e Tiranës: Ekzekutuam letërporosinë e Kosovës

Sekuestrohen llogaritë bankare të kompanisë italiane, pastronte paratë në Shqipëri 

Mashtruan përmes Call Center-ave dhe fshehën 5.7 milionë euro, dënohen me 9 vite burg tetë shtetas italianë 

Emrat/Mashtruan qytetarët duke marrë kredi pa dijeninë e tyre, jepet masa për 4 persona një në kërkim 
















TE FUNDIT

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
22 Qershor, 2026

Një grup protestuesish kanë kaluar natën përpara kryeministrisë dhe gjenden ende aty edhe mëngjesin e sotëm. Ata janë ulur në...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…

Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…
22 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e pas-protestës së mbajtur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Në pamjet e publikuara shihen...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
22 Qershor, 2026

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
22 Qershor, 2026

Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}