-Shëndeti

Nga ajri tek plastika, sa kohë jeton koronavirusi në sipërfaqe të ndryshme


               Publikuar në : 11:34 - 19/03/20 |
el ida

OBSH bëri me dije se virusi i ri COVID-19 mund të qëndrojë në ajër për disa orë dhe në sipërfaqe të caktuar për disa ditë. Kjo sigurisht që varet nga disa faktorë, si nxehtësia apo lagështia në ajër.

Sakaq, studime të reja tregojnë me saktësi sa kohë jeton Covid-19 në sipërfaqe të ndryshme.

Kështu, koronavirusi qëndron në bakër deri në 4 orë, në karton deri në 24 orë, ne plastikë deri në 2-3 ditë, dhe ne celik inoks deri në 2-3 ditë.

Duhet theksuar se ndërsa virusi mund të jetojë relativisht gjatë në sipërfaqe të caktuara, nuk mund të jetojë përgjithmonë aty. Kjo pasi, edhe në sipqërfaqe ku jetoi me gjatë, përqëndrimi i tij u ul me kohën.

Studiuesit sqarojnë po ashtu se eksperimentin e kanë zhvilluar në temperaturë dhome, në sipërfaqe të stabilizuara. /Opinion.al

Pas