Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga 2004 e deri tani, ja të gjithë këngëtarët që kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion

2018/05/09 at 10:21 AM
në -Kulturë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga 2004 e deri tani, ja të gjithë këngëtarët që kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion

Në vitin 2004 Shqipëria do të konkuronte për herë të parë në kompeticionin më të fashëm evropian të muzikës, Eurovizion. U caktua që përfaqësuesi do të vendosej nga festivali i fundvitit në Radio Televizion Shqiptar, dhe kështu ka ndodhur për 14 vite. Këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, dhe të gjithë presin shumë prej tij. Por rrugëtimi ynë në këtë kompeticion nuk ka qenë edhe aq i suksesshëm. Nga 14 këngëtarë që kanë prekur atë skenë, vetëm emri i Anjeza Shahit dhe Rona Nishliut mbahen mend për performancat. Por ja se si është përfaqësuar Shqipëria gjithë këto vite në këtë festival.


 

Maj 2004 – Anjeza Shahini përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Imazhi Yt”. Kënga në anglisht pati një lezet të vërtetë, dhe kjo i siguroi Anjezës vendin e 7 si edhe Shqipërisë kualifikimin për në finale vitin e ardhshëm.

 

Maj 2005 – Shqipëria do të përfaqësohej nga këngëtarja Ledina Çelo, e cila fitoi vendin e parë në festivalin e RTSH-së me këngën “Nesër shkoj”.  Ledina pati fatin të shkonte menjëherë në finale, falë suksesit të Anjezës, por ajo nuk arriti dot të linte të njëjtat mbresa atje. Ledina u pozicionua në vendin e 16.

 

Maj 2006 – Luiz Ejlli përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Zjarr e Ftohtë”. Luizi nuk pati fatin të kualifikohej për në finale, duke u renditur i 14 në gjysmë-finale.

Maj 2007 – Ishte Federik Ndoci ai që do ngjiste skenën e Eurovizion me këngën “Balada e Gurit” të cilën e këndoi në dy versione anglisht edhe shqip. Edhe pse pritshmëritë ishin të larta, ai nuk arriti të kualifikohej për në finale duke u renditur në vend të 17 në gjysmë-finale.

Maj 2008 – Olta Boka mes një zhurmënaje dhe vorbulle thashethemesh arriti të ngjitej në skenën e Eurovizion. Shumë zëra qarkulluan se kënga e saj “Zemrën e Lam Peng” nuk e meritonte fitoren e festivalit të RTSH-së, e megjithatë ajo arriti të shkonte në skenën e Eurovizionit. Olta arriti të pozicionohej e 9 në gjysmë-finale, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në finale pas disa vitesh. Por në finale ajo arriti të merrje shumë pak pikë duke u renditur e 17.

Maj 2009 -Kejsi Tola përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Me merr në ëndërr”, e cila arriti të kalonte në finale. Kënga u këndua edhe në versionin anglisht të saj. Por as Kejsi nuk pati fatin e mirë të triumfonte duke mos arritur të ishte pjesë e 10 këngëve më të mira.

Maj 2010 – Juliana Pasha përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Nuk mundem pa ty”. Ajo dha një performancë mjaft të vlerësuar në këngë ku u krahasua me këngën e Christina Aguilera “Gettin Better”. Në gjysmë-finale ajo u pozicionua në vendin e 6, dhe arriti të kalonte në finale me një pritshmëri të madhe. Për fat të keq ajo u rendit në vendin e 16.

Maj 2011 – Me përfaqësimin e Aurela Gaçes në Eurovizion, shpresat e Shqipërisë ishin të larta. Duke pasur parasysh potencën e Aurelës në skenë, të gjithë menduan se kënga “Feel the pasion”, do arritne të merte një vlerësi të lartë në atë kompeticion. Por fatkeqësisht Aurela nuk arriti të kualifikohej as në finale, duke bërë që Shqipëria ta humbiste natën finale për herë të parë në 4 vite.

Maj 2012 – Kënga “Suus” e kënduar nga Rona Nishliu do të konsiderohej si më e mira me të cilën është përfaqësuar vendi ynë ndonjëherë. Rona arriti të vlerësohej maksimalisht nga juria e Eurovizion, dhe zëri i saj është konsideruar si më i miri. Kënga “Suus” jo vetëm që arriti në finale, por për herë të parë e pozicionoi Shqipërinë në 5 këngët më të mira të këtij kompeticioni. Për herë të parë pas Anjeza Shahinit, vendi ynë siguroi finalen për vitin e ardhshëm.

Maj 2013 – Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko përfaqësuan Shqipërinë me këngën “Identitet”. Për fat të keq kjo këngë nuk arriti të kualifikohej as në finale, dhe nuk bëri ndonjë përshtypje në Eurovizion.

Maj 2014 – Edhe këtë vit Shqipëria nuk arriti të kishte një performancë edhe aq të vlerësuar. Vendi ynë u përfaqësua nga Herciana Matmuja, me këngën ‘One Night’s anger’. Për vitin e dytë radhazi Shqipëria nuk arriti të kualifikohej për në finale.

Maj 2015 – Në festifalin e Eurovizion do të përfaqësoheshim nga Elhaida Dani me këngën “Diell”. Të gjithë e mbajnë mend tërheqjen e krijuesve të asa kënge në çastet e fundit, duke e dërguar Elhaidën të performonte një tjetër këngë të titulluar “Im alive”.

Maj 2016 – Eneda Tarifa me këngën “Përrallë” ngjiti skenën e Eurovizion. Kënga u këndua në anglisht, por nuk dha impaktin e dëshiruar në juri. Eneda nuk arriti të kualifikohej për në finale.

Maj 2017 – Lindita Halimi me këngën “World” përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion. Edhe pse pritshmëritë ishin të larta, kënga nuk arriti të kualifikohej as për në finale.

https://www.youtube.com/watch?v=mAQJF2L5NxE

Maj 2018 – Eugent Bushpepa performoi ditën e djeshme këngën “Mall”. Një performancë e shkëlqyer e këngëtarit, arriti ti rikthente Shqipërisë shkëlqimin e munguar në këtë kompeticion prej shumë vitesh. Eugent Bushpepa u kualifikua për në finale, si një nga këngët më të vlerësuara. Shpresat e Shqipërisë për tu pozicionuar në një vend të denjë janë të mëdha, dhe kjo falë Eugentit dhe zërit të tij potent.

https://www.youtube.com/watch?v=ZuZoTKTbwUA

Opinion.al (E.Sh)

Etiketa: eurovisionkengetareshqiperi


Ju sugjerojmë

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
Aktualitet

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve

14 Gusht, 2025 6:28 pm
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

14 Gusht, 2025 6:04 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike

14 Gusht, 2025 5:48 pm
Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve

14 Gusht, 2025 5:34 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!

14 Gusht, 2025 5:12 pm
Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Nga 2 Shtatori rregulla të reja për rinovimin e vizave

14 Gusht, 2025 4:55 pm
Rusia dhe Ukraina këmbejnë të burgosur të luftës
Bota

Rusia dhe Ukraina këmbejnë të burgosur të luftës

14 Gusht, 2025 4:36 pm
Udhëheqësi opozitar hungarez e akuzon Rusinë për ndërhyrje politike
Bota

Udhëheqësi opozitar hungarez e akuzon Rusinë për ndërhyrje politike

14 Gusht, 2025 4:15 pm
Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë
Aktualitet

Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë

14 Gusht, 2025 4:01 pm
Tronditëse në Bolivi, dy serbë dhe një maqedonas gjenden të masakruar brenda…
Bota

Tronditëse në Bolivi, dy serbë dhe një maqedonas gjenden të masakruar brenda…

14 Gusht, 2025 3:48 pm
Para
Ndryshimet në statut, PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar

Çfarë po paralajmëron PD? Kemi dokumente ekskluzive

L’Intransigeant (1929) : “Aleksandër Moisiu do të luajë në një film me zë në New York”

L’Intransigeant (1929) : “Aleksandër Moisiu do të luajë në një film me zë në New York”

ARMO po shitet sërish? Ja kush është kompania britanike që kërkon rafinerinë e falimentuar të naftës

Taksa e qarkullimit/ ARMO la gropë në buxhet 4.2 miliardë lekë
















TE FUNDIT

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
14 Gusht, 2025

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të...

Lexo më shumë

Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
14 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se beson që homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të arrijë një marrëveshje dhe...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike

Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike
14 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata nga zjarret në vend paraqitet më e stabilizuar në shumë zona problematike, pas angazhimit...

Lexo më shumë

Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve

Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve
14 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje lidhur me aksionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Velçan të Beratit. Sipas Mbrotjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com