Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Neymar flet për herë të parë si parisien: Nuk erdha për para, ja pse e lashë Barcelonën

2017/08/04 at 5:17 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Neymar flet për herë të parë si parisien: Nuk erdha për para, ja pse e lashë Barcelonën

Neymar ka dalë në konferencë për shtyp, e para si lojtar i PSG-së, pasi u transferua te gjigantët parizienë. Në prani të një interesimi të madh të gazetarëve, sulmuesi brazilian ka bërë me dije se “dua të bëj histori, ndaj kam ardhur këtu; për sfida të reja dhe ambiciet e klubit. Qëllimi ynë përfundimtar është Liga e Kampionëve, por ne, gjithashtu, duam t’i fitojmë të gjithë trofetë e tjerë. Unë dua të falënderoj Pastore, që më la fanellën me numrin 10. Ka pasur momente të presionit të madh për shkak se ka qenë një nga vendimet më të vështira. Largimin nga Barcelona e kam vendosur dy ditë më parë, në kohën kur kam komunikuar me Valverde. Trajneri ishte i pari, që ia komunikova vendimin për t’u transferuar te PSG-ja, më pas të gjithë ekipit. Fotoja e Pique ishte një shaka e tij. Në të vërtetë atë ditë nuk e kisha vendosur nëse do të lëvizja përfundimisht. Pique është një mik i madh, që kam në futboll. I uroj atij më të mirën.

Ata që mendojnë se paratë janë të parat nuk dinë asgjë për jetën time. Ju siguroj se paraja ka qenë gjëja e fundit në këtë transferim, pasi kam menduar para gjithçkaje për lumturinë time dhe të familjes. Me këtë rast dua t’u dërgoj një mesazh respekti dhe dashurie të gjithë tifozëve të Barcelonës, të cilët më kanë pritur e trajtuar shumë mirë. Unë kam qenë shumë i lumtur dhe nuk kam asgjë për t’u ankuar. Çdo gjë tjetër mendoj se ka të bëjë me historinë. Kam fituar shumë tituj te Barcelona, kam shënuar shumë gola, e kam ndihmuar skuadrën katalanase në mënyrën më të mirë të mundshme. Natyrisht, në këtë botë nuk mund t’i bësh të gjithë të lumtur, ndonjëherë pasioni i tifozëve shkon përtej futbollit.

E përsëris, ky ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës sime, sepse lashë një jetë të përshtatshme shumë të mirë në atë qytet, duke qenë pjesë e një ekipi të madh, me lojtarë fantastikë. Unë jam shumë i lumtur që kam lënë miq atje, të cilët i vlerësoj shumë. Respekt e dashuri për të gjithë lojtarët e Barcelonës, të cilët më kanë mirëpritur pasi lashë Brazilin. Kam qenë shumë i lumtur gjatë këtyre katër viteve, por kërkova sfida të reja. Përpjekja e PSG-së për të nënshkruar që vitin e kaluar? Është e vështirë për të folur për diçka që Perëndia e bëri realitet në kohën e duhur. Protagonizmi nuk ka ndikuar absolutisht në dëshirën time për të ardhur te PSG-ja. Jam këtu për shkak se doja një sfidë të re, për të kërkuar diçka të ndryshme. Kjo nuk ndodhi për shkak se ndjehesha i parehatshëm te Barcelona. Kam ardhur për ambicie, sepse ky klub synon diçka të madhe.”

Etiketa: BarcelonaneymarPSG

Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Para
Studimi që i ka habitur të gjithë! Këto lloje femrash i bëjnë meshkujt të lumtur

Studimi që i ka habitur të gjithë! Këto lloje femrash i bëjnë meshkujt të lumtur

Video/ Identifikimi, plagosja te “Komuna e Parisit”, ja kush janë atentatorët

Video/ Identifikimi, plagosja te "Komuna e Parisit", ja kush janë atentatorët

Alketa Vejsiu ka disa fjalë për Jonida Maliqin: Nuk mund të imagjinoja që …

Alketa Vejsiu ka disa fjalë për Jonida Maliqin: Nuk mund të imagjinoja që ...

TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com