Neymar ka një preferencë për “Topin e Artë”. Sipas sulmuesit, çmimi më i rëndësishëm individual për një futbollist, duhet të fitohet nga bashkëkombësi i tij, Vinicius Junior.
Neymar deklaroi se asnjë nuk e meriton më shumë se ylli i Real Madrid, për atë që ka treguar në fushat e blerta.
“Sigurisht që unë mbështes Vinicius për të fituar ‘Topin e Artë’. Për mua nuk ka kandidat më të mirë se ai për ta fituar. E meriton sepse është luftëtar. Ai ka vuajtur shumë në jetën e tij, por i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë dhe kritikat. Është bërë simbol për të gjithë ne”, theksoi Neymar.
Këtë të martë, “Marca” raportoi se Vinicius është informuar, se ai do të jetë fituesi i “Topit të Artë”. Ceremonia e dhënies së çmimit, do të mbahet më 28 tetor.