Tashmë që Kombëtarja e Shqipërisë u eliminua zyrtarisht nga Euro 2016, në Shqipëri kanë nisur përgatitjet për
pritjen madhështore të lojtarëve.
Mësohet se Kombëtarja do të vijë sot në aeroportin e Rinasit dhe eventi do të nisë në orën 17:00.
Kryeministri Rama ka qenë ai që dha lajmin për pritjen dhe eventin e kuqezinjve. Më poshtë është plani.
PLANI I PRITJES
Pritja do të nisë në Rinas, ku një autobus i hapur do të presë kuqezinjtë, ashtu si të ishte ekip kampion.
Do të bëhet bllokimi i rrugëve nga Aeroporti i Rinasit deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Dekor madhështor nga organizuesit nga aeroporti deri në Tiranë Do të ketë njerëz rrugëve që do të dalin në mbështetje të kuqezinjve.
Do të jepen çmime dhe vlerësime për stafin dhe lojtarët kuqezinj nga drejtues të shtetit tonë.
Pritja do të bëhet në “Tirana Fan Zone”