Ditën e hënë në orën 17:00, opozita do të zhvillojë protestë dhe kryetari i PD-së Sali Berisha, në një takim me qytetarët e degës 9 në Tiranë, ka bërë thirrje për pjesëmarrje.
Berisha u shpreh se qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit.
“Nesër, në ora 17:00 është dita e betejës sonë, të gjithë sa janë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për të ecur, për ta festuar vitin e ri të sigurtë, në fitoren që meritojnë”,-tha Berisha.