Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nesër myslimanët festojnë ditën e Arafatit, mësoni disa nga sekretet më të mëdha të kësaj dite

2018/08/19 at 6:06 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nesër myslimanët festojnë ditën e Arafatit, mësoni disa nga sekretet më të mëdha të kësaj dite

Në këto ditë të rëndësishme për besimtarët myslimanë në mbarë botën që kanë filluar pelegrinazhin në Mekë, renditet edhe Dita e Arafatit, e cila është nesër, më 20 gusht 2018.


Komuniteti Mysliman Shqiptar njofton se “ajo është ndër ato ditë që mund të cilësohen si dhurata për njerëzimin, pasi përshkohet nga një përndritje e veçantë prej së cilës mund të përfitojnë të gjithë ata që ia hapin derën e shpirtit mëshirës hyjnore.

Ajo është dita e nëntë e muajit Dhulhixhxhe dhe vjen një ditë para ditës së Kurban Bajramit, pra këtë vit është ditën e hënë, më 20 gusht 2018. Ndërsa 10 ditët e para të Dhulhixhes kanë rëndësi të veçantë, sepse janë ditët në të cilat besimtarët myslimanë kryejnë haxhin, një ndër detyrimet më madhore të fesë islame, Arafati është dita më e veçantë mes tyre.

Kjo ditë përmban sekrete dhe vlera të mëdha aq sa Profeti i Nderuar Muhamedi (a.s) është shprehur se “Haxhi eshtë Arafat”, duke nënkuptuar se pa qëndrimin në Arafat haxhi i besimtarit nuk quhet i plotësuar. Arafati është momenti që Allahu ka zgjedhur për të pranuar lutjet e besimtarëve më shumë se kurdo tjetër, duke zbritur mëshirën e tij mbi njerëzit, prandaj kush vërtet i drejtohet Krijuesit në Arafat, nuk kthehet asesi duarbosh prej Tij. Sepse për nga afërsia me Zotin, kjo ditë i përngjet sexhdes që është momenti kur njeriu është më pranë Zotit.

Arafati është dita për të cilën Allahu betohet në Kur’an: “Pasha tekun” dhe dita në të cilën Krijuesi plotësoi fenë përmes zbritjes së ajetit: “…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” (Maide, 3)

Agjërimi i kësaj dite është i pëlqyeshëm për të gjithë, përveç personave që janë duke kryer haxhin, për arsye se keta duhet të jenë fizikisht të fuqishëm për të kryer Arafatin dhe për të përmbushur haxhin. Për gjithë të tjerët duhet rikujtuar fjala e të Dërguarit të Allahut (a.s) i cili për agjërimin në këtë ditë është shprehur: “Shpresoj që Allahu të m’i ketë falur mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit që vjen.” (Muslimi)

Përveç agjërimit në këtë ditë duhen shtuar lutjet dhe pëermendja e shpeshtë e Allahut.

“Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit dhe lutja më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është: La ilahe il Allahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir.” (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerët).

Po ashtu vlen përsëritja e tekbirit (Allahu Ekber), Tehlilit (La ilahe il`Allah), dhe Tahmidit (Elhamdulilah). Allahu i Madhëruar thotë: “A nuk qetësohen zemrat me përmendjen e Allahut?!” E pra Arafati ëeshtë një nga ditët në të cilat zemrat mund ta arrijnë qetësinë e shumëkërkuar.

Gjatë ditës së Arafatit është sunet (pjesë e traditës profetike) edhe këndimi i tekbireve pas namazeve farz që pas namazit të sabahut e deri në ditën e katërt të Bajramit pas ikindisë në formën: Allahu Ekber tre herë: Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il Allahu uallahu ekber. Allahu ekber ue lilahil hamd.

Një tjetër vepër e lavdëruar në këtë ditë është respektimi dhe kujdesi ndaj prindërve, të moshuarve dhe gëzimi, perkëdhelja e fëmijëve.

Arafati është ditë feste, ditë e gëzimit të zemrave. Në një hadith të tij, Profeti i Nderuar (a.s) shprehet se “Dita e Arafatit, dita e nahrit (Bajramit) dhe ditët e teshrikut (Dita e dytë, e tretë dhe e katërt e Bajramit) janë festat tona dhe ato ditë janë ditë të ngënies dhe pijes.”

Etiketa: Dita e Arafatitdite e shenjtemyslimanet


Ju sugjerojmë

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Para
Historia tronditëse/ Djalin ia vrau rrufeja duke bërë bariun në Greqi, babai tenton të mbysë veten në lumë

Historia tronditëse/ Djalin ia vrau rrufeja duke bërë bariun në Greqi, babai tenton të mbysë veten në lumë

E pabesueshme/ Një transvestit për herë të parë ka arbitruar një ndeshje futbolli

E pabesueshme/ Një transvestit për herë të parë ka arbitruar një ndeshje futbolli

Politikani serb: Shqipërinë duhet ta pushtojmë deri në Durrës, kufijtë t’i diskutojmë vetëm me grekët

Politikani serb: Shqipërinë duhet ta pushtojmë deri në Durrës, kufijtë t'i diskutojmë vetëm me grekët
















TE FUNDIT

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
15 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-Be, e cila u mbajt të martën në Bruksel....

Lexo më shumë

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
15 Korrik, 2026

Donald Trump ka thënë se sulmet ndaj Iranit “do të vazhdojnë derisa unë të them se është mjaft”.  Në një...

Lexo më shumë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}