Bota

Nënshkruhet marrëveshja, Olaf Scholz do të jetë kancelari i ri i Gjermanisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:32 - 24/11/21 |
Opi Nion

Olaf Scholz do të kryesojë koalicionin e tre partive pas firmosje së një marrëveshje për formimin e qeverisë së re në Gjermani. Zyrtarisht Scholz do t’i japë fund qeverisjes 16-vjeçare të Angela Merkel.

Pothuajse dy muaj pasi partia e tij Social Demokrate fitoi zgjedhjet federale, ai do të mund të marrë pushtetin në Gjermani.

Mbrojtja e klimës përbën një pjesë të madhe të marrëveshjes së koalicionit.

Palët synojnë të heqin dorë nga përdorimi i qymyrit deri në vitin 2030, tetë vjet përpara afatit.

Ata gjithashtu do të kërkojnë të përdorin 2% të territorit gjerman për energjinë e erës dhe të fokusohen gjithashtu në energjinë e bazuar në hidrogjen. Deri në vitin 2030, palët duan që 80% e energjisë elektrike të sigurohet nga energjia e rinovueshme dhe 15 milionë makina elektrike të jenë në rrugët gjermane.

Gjithashtu ka plane për legalizimin e shitjes së kanabisit në ambiente të licencuara, me kontrolle për cilësinë dhe shpërndarjen e drogës.

Gjermania është ekonomia më e madhe e Evropës, kështu që vendimet e marra nga qeveria e re do të kenë një efekt të madh tek fqinjët e saj.

Në një konferencë shtypi, Scholz, 63 vjeç, tha se “sovraniteti i Evropës është një gur themeli i politikës sonë të jashtme”. Ai theksoi miqësinë e Gjermanisë me Francën dhe partneritetin me SHBA-në. 63-vjeçari Scholz, ka qenë ministër i financave dhe zëvendëskancelar që nga viti 2018.

Tri partitë e mundshme qeverisëse kanë thënë se shpresojnë që parlamenti ta miratojë zotin Scholz në postin e kancelarit në fillim të dhjetorit./Opinion.al

Pas