Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nënpresidentja Kamala Harris në konferencën në Zvicër për paqen për Ukrainën

2024/06/04 at 8:55 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nënpresidentja Kamala Harris në konferencën në Zvicër për paqen për Ukrainën

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan do të marrin pjesë në konferencën për paqen për Ukrainën që mbahet në Zvicër më 15 qershor, njoftoi në një deklaratë të hënën Shtëpia e Bardhë.

Nënpresidentja Harris do të shkojë në Zvicër për të nënvizuar angazhimin e Uashingtonit në mbështetje të integritetit territorial dhe parimeve të Kartës së OKB-së, tha Kirsten Allen, drejtore për komunikimin e nënpresidentes.

Nënpresidentja Harris do të riafirmojë mbështetjen amerikane për popullin e Ukrainës, që po mbrohet nga agresioni rus, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Kremlini ka thënë vazhdimisht se bisedimet për arritjen e paqes në Ukrainë duhet të përfshijnë edhe Rusinë, e cila nuk është ftuar për të marrë pjesë në këtë takim të nivelit të lartë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi të hënën Filipinet për mbështetjen për Ukrainën përballë agresionit rus.

Filipinet njoftuan se do të marrin pjesë në konferencën e paqes të organizuar nga Zvicra.

“I jam mirënjohës Filipineve për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për pozicionin e qartë ndaj agresionit të Rusisë kundër vendit tonë dhe për mbështetjen e rezolutave të rëndësishme të OKB-së”, tha presidenti Zelenskyy.

Udhëheqësi ukrainas ishte në Singapor të dielën dhe tha në një konferencë sigurie se Kina po ndihmonte përpjekjet ruse për të prishur konferencën e paqes të planifikuar në datat 15-16 qershor, duke u bërë trysni udhëheqësve të vendeve të tjera që të mos merrnin pjesë.

“Këto përpjekje për të prishur takimin e nivelit të lartë janë sistematike dhe janë në shkallë të paprecedentë, gjë që konfirmon edhe një herë se po bëjmë gjënë e duhur”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Zoti Kuleba shtoi se përpjekjet e Rusisë për të sabotuar takimin u përqendruan në vendet në Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning i hodhi poshtë akuzat të hënën, duke thënë se Kina “beson se duhet të mbështeten të gjitha përpjekjet që kontribuojnë për zgjidhjen paqësore të krizës”.

Kina ka bërë thirrje për një konferencë paqeje me pjesëmarrje të barabartë të të gjitha palëve, përfshirë Rusinë. Rusia gjithashtu e ka quajtur një fiasko planin e paqes së zotit Zelenskyy, që kërkon tërheqjen e forcave ruse nga territoret ukrainase.

Pavarësisht neutralitetit që ka deklaruar, tregtia e Kinës me Rusinë është rritur, duke i mundësuar Moskës të përballojë sanksionet ekonomike perëndimore.

Agjencitë e zbulimit ukrainase, amerikane dhe të vendeve të tjera thonë gjithashtu se ka prova se pjesë të prodhuara në Kinë po përdoren në armatimet ruse, megjithëse Kina nuk po e armatos drejtpërsëdrejti vendin fqinj./VOA

Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
VIDEO/ Merrnin nga 50 deri në 500 euro për të kaluar njerëzit në mënyrë të paligjshme në BE, momenti i arrestimit të efektivëve të Rinasit

VIDEO/ Merrnin nga 50 deri në 500 euro për të kaluar njerëzit në mënyrë të paligjshme në BE, momenti i arrestimit të efektivëve të Rinasit

Arrestimi i inspektorëve në Rinas, Balla: Po largojmë çdo ditë nga policia të inkriminuarit

Arrestimi i inspektorëve në Rinas, Balla: Po largojmë çdo ditë nga policia të inkriminuarit

SHBA kërkon mbështetjen e OKB-së për armëpushimin në Gazë

SHBA kërkon mbështetjen e OKB-së për armëpushimin në Gazë

TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com