Aktualitet

‘Nëna puthi fëmijën para se të hidhej’, i afërmi i Florindit: Djali tregoi në polici



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:03 - 12/08/22 |
Opi Nion

Një i afërm i aktorit shqiptar Florind Belliu i cili humbi jetën në SHBA me bashkëshorten e tij, duke u hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese, ka treguar detaje të reja.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Adem Belliu, i cili do shoqërojë trupat e tyre për në Shqipëri, u shpreh se sipas ekpertizës, Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë mbetur të vdekur në vend.

Ai theksoi se policia mori në pyetje një nga fëmijët që e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.

“E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që pasi policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, një nga fëmijët kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në dokument thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, deklaroi Adem Balliu.

Ai bëri të ditur se aktualisht për të dy fëmijët po kujdesen motrat e aktorit, teksa tha se kostoja për sjelljen e trupave të viktimave në Shqipëri është rreth 23 mijë euro.

Ademi nënvizoi se nuk e di nëse Florindi dhe Ornela do të kenë një funeral të përbashkët.

Familjarët e Florind Belliut, kanë nisur mbledhjen e fondeve për marrjen e kujdestarisë së 2 fëmijëve.

Ngjarje e rëndë ndodhi në ditën e lindjes së aktorit./Opinion.al

Pas