Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nëna i tha vëllait të më përdhunonte”, gruaja tregon si u shit nga nëna dhe bashkëshorti

2022/11/01 at 5:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nëna i tha vëllait të më përdhunonte”, gruaja tregon si u shit nga nëna dhe bashkëshorti

Një 41-vjeçare ka rrëfyer përdhunimet dhe kalvarin e vuajtjeve të cilat i kanë rrezikuar edhe jetën.


Në një intervistë për “Top Channel”, ajo tregon keqtrajtimin mizor që i është bërë nga nëna, vëllai dhe bashkëshorti i saj.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi në muajin dhjetor të vitit të kaluar, pas një konflikti me nënën, ajo i ka thënë vëllait që ta përdhunonte “se nuk është motra jote.”

“Problemet nisën vitin e shkuar, 1 dhjetor 2021. Në gjendje ankthi u lash në kujdestari të nënës dhe vëllait. Bashkëshorti shkoi të kërkonte një taksi të më dërgonte në spital. Në një debat me nënën në dhomën time, ajo ofendon vajzën time. Unë reagova dhe u kapëm nga flokët. Nëna dhe vëllai më dhunojnë me sende të fortë. Nëna i thotë përdhunoje se nuk është motra jote, nuk e ke asgjë. Marr një thikë dhe qëlloj vëllanë tim në këmbë sepse po tentonin të më mbysnin me jastëqe.  Arrin bashkëshorti që më merr dhe më çon në spital. Ai më shesh shenjat e nxira në trup”- tregoi 41-vjeçarja.

Kallëzime, fotot dhe të gjitha provat e nevojshme janë dërguar nga ajo në Policinë e Vlorës, por ende nuk ka pasur asnjë reagim sipas saj.

41-vjeçarja thotë se është shitur nga nëna e saj tek një tutore, prej të cilës e ëma fiton para. Ajo tregoi se edhe bashkëshorti e njeh tutoren, madje e ka të dashur. E përlotur, 41-vjeçarja tregon edhe tmerrin që ka përjetuar me klientët që i sillte tutorja, të cilët i kanë prerë edhe pjesët intime.

“Kam bërë kallëzim në policinë e Vlorës, por kjo gjë ka mbetur në heshtje. Mua më rrezikohet jeta nga njerëzit, tutorja më ka blerë nga nëna ime. Jam shitur me 25 korrik të këtij viti. Pata një debat me bashkëshortin, dhunohem keq. Më ka përplasur kokën shumë herë kokën në çimento.

Tutorja Dallandyshja më kërkonte shpjegime për shumë gjëra. Bashkëshorti im e njihte sepse zbulova se ata kishin qenë të dashur. Shkova të marr një kafe, trokas në derë se nuk kisha çelësat e shtëpisë.

I jap një shqelm derës dhe s’mund tu besoja syve që ata po kryenin marrëdhënie seksuale. S’po u besoja syve.

Ata filluan të dy të më dhunonin. Hap dritaren dhe hidhem mbi lokal, ku prishet tenda. Tutorja i thotë sa të bën ajo tenda, a do 100 mijë lekë dhe vajzën e ke në shtëpi. Edhe zotëria kreu marrëdhënie seksuale me zor. Tutorja më sillte shumë veta, deri në mëngjes isha përdhunuar, më çanë pjesët intime”.

Ajo bën apel edhe për ndihmë, pasi sot jeton  mes katër rrugësh pasi në banesën e saj shfaqën përdhunuesit, thotë ajo.

“Unë jetoj dhe sot me frikë totale, trembem edhe nga hija ime, kur mendoj atë moment them nuk dua të jetoj më. Nëna ime merr 350 euro nga Dallëndyshja, të tjerat thotë do t’i jap kur të arrij në destinacion. Sot jam në mes katër rrugësh se në banesën ku jetoja shfaqen përdhunuesit e mi. Asnjë nuk është arrestuar, ata po bëjnë qejf.

Kam frikë se mund të vritem se kam bërë shumë kallëzime sa i përket bandës. Dëshiroj që dikush ta vërë dorën në zemër. Dua mbrojte dhe të shoh fëmijët e mi, kam 6 vite që nuk i shoh. Dua jetën që mund ta kisha dhe nuk mund ta kem më”- përfundon mes lotësh 41-vjeçarja.



Ju sugjerojmë

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
Para
Miliarderi rus heq dorë nga shtetësia për shkak të luftës në Ukrainë

Miliarderi rus heq dorë nga shtetësia për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA: Politikanët dënojnë dhunën në prag të zgjedhjeve të tensionuara për Kongresin

SHBA: Politikanët dënojnë dhunën në prag të zgjedhjeve të tensionuara për Kongresin

Të pandarë deri në fund, detaje nga vdekja e bashkëshortëve në Tiranë

Plagoset me thikë një person në Tiranë
















TE FUNDIT

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
15 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 19 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas veprimeve hetimore...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
15 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me...

Lexo më shumë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}